CERTIFIKIME SISTEMI

ISO 9001

 

Ne boten e sipermarrjes dhe marketingut global konsiderohet se ka tre gjera te rendesishme per te fituar tregun dhe besimin e klienteve. Keto jane Cilesia, Kushtet e Ofertes dhe Cmimet. Ne pergjithesi, cilesia nenkuptohet (zakonisht per te nuk flitet); per kohen e dorezimit bihet dakord ne kontrate; dhe po keshtu kontraktohet edhe per cmimin. Ky pikeveshtrim prej disa kohesh nuk eshte me i duhur. Ne fund te fundit, pas marreveshjes se perpiluar, kur eshte rene dakord per cmimin dhe per kohen e dorezimit, e vetmja variabel mbetet kenaqesia apo pakenaqesia per cilesine e produktit. Ne perpjekje per t’ju pergjigjur kerkesave gjithmone e me insistuese  per “Sigurine ne Cilesi” dolen Standartet ISO 9001 dhe kerkesat per konfirmimin e zbatimin e kritereve te ketij standarti ne kompani me aktivitete te ndryshme.

Certifikata ISO 9001 e leshuar nga institucione te pavarura nepermjet aktivitetit te Certifikimit, deshmojne qe Organizata ploteson kerkesat dhe eshte konform Standartit ISO 9001. Kjo Certifikate u be shpejt shume e rendesishme dhe u be nje nga shenjat qe deshmonte se Kompania i kushton vemendje te vecante cilesise se produkteve dhe/ose sherbimeve te saj. Certifikimi teorikisht nuk ka asnje kufizim, pra mund te Certifikohen aktivitete prodhuese, industria e rende dhe e lehte, spitale, shkolla , universitete, institute studimi, zyra sherbimi, organizata, etj.  Te gjithe ata qe jane Certifikuar, konfirmojne faktin se pervec permiresimit te imazhit ne treg (besimi dhe imazhi i mire), efikasiteti ne shpenzimet e brendshme dhe i  organizimit eshte rritur.Ne vitet e fundit interesi per kete Certifikim eshte rritur thuajse 4-5 here...

Certifikata e leshuar qe ju merrni pas perfundimit me sukses te auditimit nga TUV NORD GROUP eshte plotesisht e njejte me certifikaten e leshuar nga TUV NORD GJERMANI. Se fundmi, ISO 9001 eshte perditesuar sipas versionit me te ri ISO 9001:2015.

Ju ftojme te na kontaktoni per t'ju kaluar udhezuesin tone te tranzitimit ne ISO 9001:2015 pa asnje kosto duke ju ofruar edhe nje audit fillestar prane kompanise suaj. Nese aktualisht keni nje Certifikim 9001, lehtesisht mund t'ju mbeshtesim ne Certifikimin ISO 9001:2015.

Nese korrektesa, objektiviteti, vazhdimesia, Emri dhe Prestigji i Kompanise suaj, jane te rendesishme per ju, atehere na kontaktoni.

 

ISO 45001 Shendeti dhe Siguria ne Pune

Standarti ISO 45001, i publikuar ne 12 Mars 2018, eshte konceptuar per t'u aplikuar ne cdo lloj Kompanie, pavaresisht nga dimensionet apo sektori i aktivitetit. Ky standart mund te integrohet ne strategjite dhe programet e veprimit per Sigurine dhe Shendetin ne Pune, sikurse ne te gjitha proceset e Manaxhimit te Kompanise. ISO 45001 eshte nje Standart Nderkombetar qe percakton kerkesat per Sistemin e Sigurise dhe Shendetit ne Pune OHS&S, MS (SSP) dhe jep udhezime per menyren e aplikimit, me qellim qe Kompanite te krijojne vende pune te sigurta dhe te shendetshme, sikurse te permiresojne ne menyre proaktive performancen e Sistemit te Sigurise dhe Shendetit ne Pune. ISO 45001 eshte i integrueshem me Standartet e tjera te manaxhimit sipas ISO 9001, ISO 14001 dhe ISO 50001 dhe me Standarte te tjera te Manaxhimit.

ISO/PAS 45005:2020 Ne ditet e fundit eshte publikuar edhe Standarti ISO/PAS 45005:2020  Udhezime te Pergjithshme per Sigurine ne Pune gjate Pandemise Covid-19.  Ky standart nuk presupozon Certifikim, por eshte nje Guideline. TUV NORD ofron Trajnim ne Kompani per  ISO/PAS 45005:2020 per te aftesuar personelin per punen ne Situaten e Pandemise nga Covid-19. 

ISO 27001 (Siguria e Sistemeve Informative)

 

Standarti i Manaxhimit te Sistemit Informativ - nje burim i vlefshem.
Sikurse lehtesia e transferimit te informacionit, ashtu edhe  konfidencialiteti eshte jetik ne shume fusha, per shembull kur behet fjale per te dhenat personale ose financiare, apo te dhena te ndjeshme ne kerkim dhe zhvillim.Me tej, aspekte te rendesishme jane ato te disponibilitetit te sistemit (p.sh. kur kompjuterat dhe sistemet jane ne perdorim 24 ore/7 dite) dhe integritetit te sistemeve (portaleve te internetit, eCommerce, etj). Informacioni eshte nje burim i vlefshem, dhe manipulimi apo vjedhja e tij nga hackers ose nga spiunazhi industrial, humbja ose demtimi per shkak te gabimit njerezor, problematikat teknike apo ngjarjet katastrofike, mund te çojne ne pasoja te paimagjinueshme.

Nje menyre efektive per reagimin kundrejt ketyre rreziqeve eshte instalimi i nje sistemi gjitheperfshires Informativ te Sigurimit te Manaxhimit (ISMS), i cili gjithashtu merr parasysh obligimet ligjore, rregullatore dhe kontraktuale.
Nje sistem i tille mund te zbatohet per te gjitha llojet e kompanive dhe organizmave shteterore.

Certifikimi nga TUV NORD CERT konfirmon se kerkesat e standardit jane implementuar me efikasitet per mbrojtjen e informacioneve te rendesishme. Perfitimet e Kompanive, Zyrave dhe Organizatave shtrihen ne shume drejtime permes Certifikimit sipas ISO 27001, si:

•  Stafi behet i vetedijshem per sigurine e informacionit dhe pasojat e humbjes se tij;

•  Kompania zbulon boshlleqet ne sigurine e informacionit;

•  Trajtimi sistematik i informacionit rrit sigurine ndersa minimizon rreziqet;
•  Fitohet dhe rritet besimi tek klientet, sikurse tek partneret dhe investitoret nese Sistemi ISMS eshte i Certifikuar nga nje organ Certifikues i njohur dhe i akredituar.

Per pyetje apo keshillime, na kontaktoni.

 

Certifikimi Anti-Korrupsion ISO 37001 (Anti-Bribery Certification ISO 37001)

ISO 37001 eshte Standarti Nderkombetar per sistemin e manaxhimit Anti-Korrupsion, i ndertuar per te ndihmuar organizatat, entitetet shteterore, kompanite, te luftojne rreziqet e korrupsionit ne veprimtarine e tyre dhe ne tregun global, ne te gjithe sektoret.

ISO 37001 jep kriteret e sistemit te manaxhimit ne proporcion me politikat, procedurat dhe kontrollin duke iu permbajtur qellimit te organizates.

Standarti Anti-Korrupsion i perpiluar nen drejtimin e OECD, Transparency International, dhe organizatave te tjera, perfaqeson nje marreveshje globale per politikat e mira kunder korrupsionit.

TUV NORD Cert eshte Entitet i Akredituar per te Certifikuar kete Standart. Per me shume informacion, referohuni ne publikimin ketu, ose kontaktoni direkt.

 

ISO 22301 (Manaxhimi i Vazhdimesise se Biznesit)

Certifikimi ISO 22301 qendron per Business Continuity Management (Manaxhimi i Vazhdimesise se Biznesit).

Bizneset ne kohet moderne jane shume te brishta ne proceset e tyre. Arsyeja kryesore per kete qendron ne faktin se shumica jane te bazuara ne sistemet IT, sikurse dhe ne nje sistem globalizimi me shume outsourcing (partnere sherbimi nga jashte) dhe me perfshirjen e shume partnereve perreth botes.

TUV NORD Cert mbeshtet kompanite duke kontrolluar sistemin e tyre BCM (Business Continuity Management), pra duke kontribuar ne sigurine e vazhdueshme te ecurise se biznesit.

 

SMETA Sedex dhe BSCI (Pergjegjshmeria Sociale - Social Responsibility, Etika, etj.)

Sot, tema e Pergjegjesise Sociale te Kompanise (Corporate Social Responsibility) po terheq gjithmone e me teper vemendjen e mediave dhe te shoqerise ne gjithe kompleksitetin e saj, ne kuader te manaxhimit te riskut dhe te etikes ne Kompani .Ne menyre te vecante, ne sfondin e nen-kontraktoreve ne nivel boteror, kompanite duhet te garantojne qe furnitoret e tyre sillen ne menyre te pergjegjshme kundrejt individeve dhe mjedisit, ambjentit. 

Ne kete fushe, TUV NORD CERT ndihmon duke ofruar Certifikimin sipas Pergjegjesise Sociale (SA 8000) apo ne auditimin sipas BSCI -Business Social Compliance Initiative, sikurse dhe ne kriteret me te fundit SMETA Sedex qe po perhapen fuqimisht ne rang global mes distributoreve me te medhenj.

Mbi bazen e Marreveshjeve Nderkombetare, eshte provuar se aplikimi i ketyre normave krijon besim tek konsumatoret dhe investitoret; forcon pozitat dhe fidelizimin e forces punetore; deshmon etiken e Kompanise dhe ofron avantazhe ne procesin e tenderimit.

Jeni te mirepritur te na kontaktoni per me shume informacione.

 

ISO 20121 (Certifikimi i Manaxhimit te Eventeve)

Certifikim specifik per Kompanite qe merren me Evente.

ISO 20121 i drejtohet pa dallim gjithe subjekteve te impenjuara ne sektorin e organizimit te eventeve, qe deshirojne te kene nje sistem manaxhimi te qendrueshem per eventet, sipas nje kodi etike, te pergjegjshme, ekonomike (aspekti ekonomik), duke mbrojtur te drejtat e gjithsecilit (aspekti social) dhe ruajtjen e ambjentit perreth (aspekti mjedisor) sikurse pershkruar ne standartin 20121.

Eventi nuk mund te konsiderohet konform normes, por vetem sistemi i manaxhimit.​

Standarti ISO 20121 vlen per cdo event i cili mund te jete nje festival apo nje panair, nje manifestim publik, nje koncert, nje kongres Kompanie, nje happy-hour ne nje bar.

Eshte i aplikueshem per cdo lloj eventi, pavaresisht nga tipologjia, periodiciteti, dimensioni, hapesira dhe targeti i pjesmarresve.  

Te gjitha Certifikimet tona jane te akredituara DakkS (German Accreditation).