top of page

Acerca de

Pergjegjesia Sociale TUV NORD Albania

   CERTIFIKIME SOCIALE   

Pergjegjesia Sociale

├ ISO 26000

├ SMETA Sedex

TÜV NORD eshte i impenjuar ne shume drejtime per te rritur ndergjegjesimin mbi pergjegjesine sociale dhe mireqenien e punonjesve. Jemi promotore te skemave te certifikimit social.

TÜV NORD eshte i akredituar ne disa skema te tilla.

Kompanite qe duan te certifikohen/kalojne auditimin ne keto skema, gjejne tek ne nje partner kompetent qe mund t'i keshilloje per zgjedhjen dhe t'i drejtoje ne certifikimin qe nevojitet.

 

Konsumatori i sotem eshte i interesuar si nxirren dhe perpunohen lendet e para, si prodhohen dhe shperndahen mallrat. Nderkohe qe po kerkon gjithmone e me shume te dije si kompanite mbrojne te drejtat e njeriut, si mbrohen personat ne moshe te vogel, si mbrohen te drejtat e personave me aftesi te kufizuara.

​

Klientet jane te prirur te dine edhe se si kompanite maksimizojne mundesite per te rinovuar, riperdorur dhe ricikluar produktet e perdorura ne te gjithe zinxhirin e furnizimit.

​

Te gjitha vendimet operative ne organizate, kontribuojne ne ndikimet shoqerore dhe mjedisore ne planetin tone. Keshtu, operacionet etike dhe transparente te biznesit te nje organizate/kompanie do te kontribuojne drejt mireqenies sociale. Organizatat duhet te perpiqen shume per te komunikuar tek publiku kushtet e punes, shendetin dhe sigurine, hendekun gjinor, shperblimin e punonjesve (fuqine punetore) dhe performancen energjitike e mjedisore per te gjitha palet e interesuara.

 

Te gjitha vleresimet me siper mund te perbejne nje pjese te rendesishme te vendimit te konsumatoreve per blerjen e produktit te kompanise.

├ BSCI

├ SA 8000

├ TE TJERA

ÇFARE ESHTE NJE BIZNES ME PERGJEGJESI SOCIALE?

Objektivi i pergjegjesise sociale te kompanise eshte te kontribuoje ne nje zhvillim te pergjithshem e te qendrueshem. Ai duhet te siguroje, barazi sociale e qeverisje te mire organizative dhe eko-sisteme te shendetshme, qe punetoret, konsumatoret, mjedisi te perfitojne te gjithe.

Praktikat e qendrueshmerise se kompanive jane veçanerisht te rendesishme sot, pasi konsumatoret dhe investitoret jane me te shqetesuar se kurre per çeshtjet sociale dhe mjedisore.

Ofrojme Auditimin e Kompanise konform me:

​

- Smeta Sedex

- BSCI

- SA8000

- Vleresim sipas ISO 26000

- Vleresim te Pergjegjesise Sociale sipas kritereve te TÜV NORD.

- ISO 30415: 2021 Human resource management Diversity and Inclusion

​

Me poshte do te gjeni nje pershkrim te shkurter te Standarteve te permendura

​

P.S. Pergjegjesite sociale nuk jane plane bamiresie apo kontribute per mbjellje pemesh. Ato quhen KONTRIBUTE SOCIALE.

※ SMETA Sedex

Cfare eshte certifikimi Sedex SMETA.

 

Sedex eshte nje nga ofruesit kryesore te sherbimeve Ethical Trade (Tregtise Etike) ne bote, qe punon per te permiresuar kushtet e punes ne zinxhiret globale te furnizimit. Ofron menyra, sherbime dhe nje rrjet komunitar per te ndihmuar kompanite te permiresojne praktikat e tyre te pergjegjesise dhe te qendrueshme te biznesit, e te krijojne burime e furnizime te pergjegjshme dhe te qendrueshme.

​

Sedex ka kthyer Auditimin Etik te Anetareve Sedex (SMETA) ne metodologji auditimi per tregtine etike.

 

ÇFARE ESHTE AUDITIMI NE SMETA?

Auditimi Etik i Tregtise Sedex (SMETA) eshte nje metodologji kontrolli. Ajo ofron nje permbledhje te teknikave te auditimit etik dhe te praktikave me te mira per te ndihmuar audituesit te kryejne kontrolle me cilesi te larte qe perfshijne te gjitha aspektet e praktikes se pergjegjshme te biznesit, duke mbuluar kater shtyllat; A- Punes, B- Shendetit dhe Sigurise, C- Mjedisit dhe D- Etikes se biznesit.

 

PSE ESHTE SMETA E RENDESISHME?

Duke perdorur SMETA, kompanite mund te identifikojne praktikat e mira ne kushtet e punesimit. Auditimi SMETA ofron avantazhe ne treg si:

- Provon qe kompania juaj ka nje angazhim etik, i cili vleresohet gjithnje e me shume nga konsumatoret.

- Siguron qe ju mund te pretendoni ligjerisht se produktet tuaja bejne pjese tek "tregtia e drejte" (respektimi i te gjitha paleve) dhe si te tille, te fitoni nje avantazh konkurrues duke demonstruar qendrimin tuaj etik.

 

PERFITIMET E SMETA AUDIT

​

·        Zbaton praktikat me te mira brenda vendit te punes, per te motivuar punonjesit dhe per te permiresuar produktivitetin.

·        Synon te krijoje transaksione pa probleme midis bleresve dhe furnitoreve duke promovuar pergjegjshmerine dhe praktikat etike te biznesit ne zinxhiret globale te furnizimit.

·        Ndihmon ne shmangien e lodhjes se auditimit ose paralizes se auditimit duke perdorur nje format te unifikuar per auditime ne te gjitha platformat.

·        Merrni nje pamje gjitheperfshirese te aktiviteteve te zinxhirit te furnizimit.

·        Ju krijoni nje identitet te forte marke/brand dhe vizibilitet duke respektuar standardet me te larta sociale.

·        Certifikime te shumta/teperta nuk kerkohen pasi Sedex perfshin shume nga ato dhe njihet kudo.

 

Auditi SMETA ofrohet:

Me 2 Shtylla

  • Standardet e Punes

  • Shendeti dhe Siguria

  • Elemente Shtese

  • Te Drejtat Universale qe mbulojne UNGP

  • Sistemet e Manaxhimit

  • E drejta per pune

  • Nen-kontraktimi dhe puna ne shtepi

  • Vleresimi i shkurtuar i mjedisit

 

Me  4 shtylla (dy pika plotesuese pervec pikave te mesiperme)

  • Vleresimi i zgjeruar i mjedisit

  • Etika e Biznesit

​

KUJDES: SMETA Sedex nuk parashikon certifikate, por vetem regjistrim ne platforme. Auditi Smeta eshte parashikuar te behet vetem nga auditore te akredituar. Raporti i Auditit eshte parashikuar te behet upload ne sistemin databaze te SMETA. Raportet qe nuk jane bere Upload jane te pavlefshem kundrejt te treteve. Ketyre raporteve u mungon numri i references.

※ BSCI

CFARE ESHTE AUDITIMI I INICIATIVES SHOQERORE PER KONFORMITETIN ME (BSCI) te AMFORI BIZNES?

​

Amfori Business Social Compliance Initiative (BSCI) eshte nje iniciative sociale qe synon te kontrolloje dhe vleresoje standardet e vendit te punes ne te gjithe zinxhirin global te furnizimit. Ka pritshmeri ne rritje qe kompanite jo vetem te sigurojne qe bizneset e tyre te jene te rregullta etikisht, por edhe qe furnitoret e tyre te demonstrojne pergjegjesi sociale.

Nje auditim i amfori BSCI ndihmon nje biznes te monitoroje zinxhirin e tij te furnizimit per te siguruar qe te gjithe furnitoret trajtojne punetoret ne menyre etike dhe ligjore.

​

PSE ESHTE E RENDESISHME KRYERJA E NJE AUDITIMI AMFORI BSCI?

​

Ka perfitime te shumta per kryerjen e nje auditimi te Iniciatives se Pajtueshmerise Sociale te Biznesit amfori te zinxhirit tuaj te furnizimit:

• Siguria qe punetoret ne te gjithe zinxhirin e punes trajtohen ne menyre etike dhe respektohen te drejtat e tyre, duke perfshire: lirine e shoqerimit, shperblimin e drejte, shendetin dhe sigurine, si dhe ndalimin e punes se femijeve;

• Shmangia e efekteve negative te medias nese konstatohet se furnitoret tuaj po i trajtojne keq punetoret;

• Rritja e reputacionit tuaj midis konsumatoreve si kompani etike dhe zhvillimi me avantazh konkurrues;

• Permiresimi etik i marredhenieve tuaja me furnitoret;

 

KUJDES: BSCI nuk ka certifikate por raport te perpiluar nga Auditoret e akredituar nga Amfori, i cili behet Upload ne databaze. Cdo certifikate pa raport te upload.uar ne platforme, nuk ka asnje vlere per te tretet.

※ SA 8000

SA 8000 eshte standard i njohur boteror i cili ofron certifikim vullnetar ne lidhje me respektimin e te drejtave te punonjesve. Ai perfshin te njejtat kerkesa si BSCI, por i shton ato me nje sistem manaxhimi identik me standardin EN ISO 9001.

Diferenca e ketij standarti nga ata me siper eshte se nderkohe qe SMETA Sedex dhe BSCI Amfori e vene theksin tek upload te raportit te Auditit ne nje databaze te rezultateve sipas tendencave me te fundit, SA8000 e ve theksin ne certifikimin e Kompanise.

※ TÜV NORD TN-Assesment
 

​TÜV NORD TN-Assesment: TÜV NORD mund te beje auditimin sipas principeve kryesore dhe praktikave me te mira sociale te auditimeve etike. Kompania do te kete nje raport dhe nje certifikate regjistrimi ne databazen TÜV NORD.

 

※ISO 26000

 

ISO 26000 i jep Kompanise gjurmen e Pergjegjesise Sociale (CSR).

Ne vitin 2005, Organizata Nderkombetare per Standardizim (ISO) publikoi per here te pare udhezimet e saj ISO 26000 mbi qeverisjen mjedisore e sociale te manaxhimit te kompanise. ISO 26000 synon te ofroje udhezime dhe rekomandime se si te permiresohet CSR dhe si te ndertohet nje organizate e pergjegjshme sociale. Kompanite duhet te perqendrohen ne diversitetin shoqeror, mjedisor, ligjor, kulturor dhe organizativ ndersa zbatojne ISO 26000.

​

ISO 26000 NUK ESHTE STANDARD I SISTEMIT TE MANAXHIMIT por nje udhezues i pergjegjesise sociale per te cilin

TÜV NORD mund te beje vleresimin e implementimit.

Temat kryesore te trajtuara nga ISO 26000 jane si me poshte:

  • Qeverisja organizative

  • Te drejtat e njeriut

  • Praktikat e punes

  • Mjedisi

  • Praktikat etike te funksionimit

  • Çeshtjet e Konsumatorit

  • Perfshirja dhe zhvillimi i komunitetit

 

ISO 26000 ofron nje menyre te njohur dhe te standardizuar nderkombetarisht per te matur CSR-ne e organizates suaj

 

※ Te tjera, Textile, Call Center etj.

​

TE TJERA:  TÜV NORD ofron edhe skema te tjera certifikimi/vleresimi te Pergjegjesise Sociale te cilat nuk jane te listuara ne kete faqe. Nese nuk shikoni kerkesen tuaj te pershkruar, apo deshironi keshillim, lutemi te na kontaktoni.

  KONTAKT PER PREVENTIV, INFORMACION.

Kerkesa u dergua me sukses!

bottom of page