Acerca de

Certifikim per Kompani DDD nga TUV NORD ne Shqiperi

   TE TJERA / PEST CONTROL  

PEST CONTROL 
Certifikim per Kompanite e Dezinfektimit DDD

├ EN 16636

Siguria e ushqimit ne ruajtje, prodhim, shitje me pakice dhe sherbime ushqimore varet nga shume pika parakushte PRP.

Manaxhimi i kontrollit te demtuesve eshte padyshim nje prej tyre. Shumellojshmeria e demtuesve qe kompanite e lidhura me ushqimin duhet te monitorojne e kontrollojne, eshte e madhe.

Keto programe jane nje pjese e rendesishme e HACCP dhe e programeve te certifikimit te sigurise ushqimore te audituara çdo vit.

Suksesi i manaxhimit te kontrollit te demtuesve varet shume nga cilesia dhe njohurite e teknikeve te sherbimit te manaxhimit te demtuesve  Ky certifikim do te ndihmoje ne ofrimin e nje sasie te madhe informacioni ne mirembajtjen e kurtheve te brejtesve; mbledhjen e te dhenave e inspektimet; sistemet e monitorimit; zgjidhjen e problemeve dhe teknikat e tymosjes per produktet bujqesore.

TÜV NORD CERT eshte e akredituar per te certifikuar ne Standartin EN 16636 kompanite e dezinfektimit, deratizimit (DDD) per pest control.

 

Çfarë është standardi [EN] 16636?

Ky standard europian specifikon kërkesat, rekomandimet dhe kompetencat bazë sipas të cilave kompanitë e shërbimit të manaxhimit të dëmtuesve duhet të operojnë për të përmbushur nevojat e klientëve të tyre, qofshin ato kompani private, autoritete publike apo publiku i gjerë.

EN 16636 siguron që industria të njihet me një pikeveshtrim të përgjegjshem ndaj manaxhimit të dëmtuesve në të gjitha vendet e Bashkimit Europian dhe EFTA.

 

Standardi krijon ndërgjegjësim për vlerën që përfaqëson industria e manaxhimit të dëmtuesve përmes ruajtjes së shëndetit dhe higjienës. Nisma kontribuon në kontrollin e përdorimit joprofesional dhe në këtë mënyrë ofron mbështetje të rëndësishme për produktet që janë të domosdoshme për të mbrojtur publikun, ndërtesat dhe bizneset, por që megjithatë janë nën presionin e masave kufizuese ose çregjistruese.

 

Qëllimi i Certifikimit është të veprojë si një standard i kesaj industrie dhe garanci për praktikat profesionale të manaxhimit të dëmtuesve, duke kërkuar njëkohësisht standardet më të larta në shëndetin dhe higjienën publike.

  KONTAKT PER PREVENTIV, INFORMACION.

Kerkesa u dergua me sukses!