Acerca de

Certifikim Anti-Korrupsion TUV NORD Albania

   CERTIFIKIME SOCIALE   

ISO 30415 HR Management, D&I

ISO 30415:2021 Human Resource Management, Diversity and Inclusion (D&I)

ISO 30415 ofron udhezime mbi Diversitetin dhe Perfshirjen per te gjitha llojet e organizatave, duke perfshire organin e tyre qeverises, drejtuesit, fuqine punetore, perfaqesuesit e njohur dhe palet e tjera te interesuara.

Standardi pranon se çdo organizate eshte e ndryshme dhe se vendimmarresit duhet te percaktojne pikeveshtrimin me te pershtatshem per integrimin e D&I ne organizaten e tyre, bazuar ne kontekstin e vete organizates dhe te gjitha sfidat e forta qe duhet te perballohen.

Zbatohet ne ciklin  Manaxhimit te Burimeve Njerezore ne marredheniet me palet e interesuara per te garantuar drejtesi, paanshmeri dhe barazi.

Standardi, i bazuar ne nje cikel veprimesh, masash dhe rezultatesh, u lejon organizatave te miratojne nje plan te vazhdueshem permiresimi duke ofruar nje udhezues per te arritur objektivat e D&I.

ISO 37001 Antikorrupsion

Sistemi i Manaxhimit Kunder Korrupsionit / ISO 37001.

*Standarti flet per fjalen ne anglisht “Bribery” e cila nuk do te thote Korrupsion por me shume Pazar/Rryshfet dhe eshte nje pjese e fenomenit te korrupsionit por nuk e pershin te gjithe. Per thjeshtesi, do t'a perkthejme “Korrupsion”.

Korrupsioni eshte nje nga problemet me shkaterruese dhe me komplekse te kohes sone, dhe pavaresisht perpjekjeve kombetare dhe nderkombetare per t'a luftuar ate, ai mbetet i perhapur. Fatkeqesisht eshte bere fakt i jetes.

Banka Boterore vlereson se mbi 1 trilion dollare paguhen korrupsion çdo vit.

Ne nivel global, eshte nje pengese e rendesishme,ndersa brenda ne nje kompani,  kane nje ndikim shume negativ ne moralin e punonjesve. Korrupsioni perben shqetesime serioze sociale, morale, ekonomike dhe politike, kercenon qeverisjen e mire dhe shkaterron konkurrencen. Ai gerryen drejtesine, minon te drejtat e njeriut. Nga ana tjeter rrit koston e te berit biznes, te mallrave dhe sherbimeve. Ul cilesine e produkteve dhe sherbimeve, gje qe ne fund shkaterron besimin tek institucionet dhe nderhyn ne funksionimin e drejte dhe efikas te tregjeve.

Qeverite kane bere perparim ne trajtimin e Korrupsionit nepermjet marreveshjeve nderkombetare dhe nepermjet ligjeve te tyre kombetare. Ne shumicen e juridiksioneve, eshte veper penale. Ka nje tendence ne rritje per t'i bere organizatat, sikurse  dhe individet, pergjegjes per korrupsionin.

Megjithate, per t'a zgjidhur kete problem nuk mjafton vetem ligji. Edhe organizatat kane pergjegjesine qe ne menyre pro-aktive te kontribuojne ne luften e ketij elementi negativ. Ky kundershtim, mund te behet ne menyre sistematike, duke instaluar nje lloj Sistemi Manaxhimi kunder Korrupsionit.

Dhe kjo mund te arrihet nga  ​​standardi “ISO 37001: Sistemet e Manaxhimit kunder Korrupsionit – Kerkesat me udhezime per perdorim” i cili synon t'a siguroje,  permes angazhimit te lidershipit per te krijuar nje kulture Integriteti, Transparence, dhe Konformiteti.

 

Çfare eshte ky standard dhe kujt i drejtohet?

Ky dokument pasqyron praktikat e mira nderkombetare dhe mund te perdoret ne te gjitha llojet e organizatave. Ai eshte i zbatueshem per organizatat e vogla, te mesme dhe te medha ne te gjithe sektoret, duke perfshire sektoret publike, private dhe jo-fitimprures. Ky standard, i aplikuar mire, jep mbulim te mjaftueshem nga dhe kunder nje organizate ose stafit te saj, dhe rryshfetet e paguara ose te marra nepermjet ose nga nje pale e trete. Korrupsioni mund te ndodh kudo, te jete i çdo vlere dhe mund te perfshije perfitime financiare ose jo.

Rreziqet e Korrupsionit me te cilat perballet nje organizate ndryshojne sipas faktoreve te tille si madhesia e organizates, vendndodhjet dhe sektoret ne te cilet organizata vepron; sikurse dhe nga natyra, shkalla dhe kompleksiteti i aktiviteteve te organizates.

Nje Sistem i Manaxhimit kunder Korrupsionit eshte krijuar per te krijuar nje kulture kunder Korrupsionit brenda nje organizate dhe per te zbatuar kontrollet e duhura, te cilat, nga ana e tyre, do te rrisin mundesine e zbulimit te Korrupsionit dhe do te zvogelojne demin prej tij.

 

Perfitimet?

Sistemi ndihmon ne reduktimin e  rrezikut te shfaqjes se Korrupsionit dhe mund t'i demonstroje manaxhmentit tuaj, punonjesve, pronareve, financuesve, klienteve dhe bashkepunetoreve te tjere te biznesit, se ju keni vendosur kontrolle te njohura te praktikave te mira kunder Korrupsionit.

Ai gjithashtu mund te siguroje prova ne rast te nje hetimi penal se ju keni ndermarre hapa te arsyeshem per te parandaluar Korrupsionin.

Masat e kerkuara nga ISO 37001 jane projektuar per t'u integruar ne proceset dhe kontrollet ekzistuese te Sistemeve te Manaxhimit (ISO 9001, ISO 14001, ISO 45001 etj).

ISO 37001 bazohet ne Strukturen e Nivelit te Larte ISO per Standardet e Sistemit te Manaxhimit.

Megjithese nuk mund te garantoje qe nuk do te kete korrupsion ne lidhje me organizaten tuaj, certifikimi ose edhe vetem vleresimi i konformitetit me kete standard, mund t'ju ndihmoje te zbatoni masa te forta dhe te pershtatshme te cilat mund te reduktojne ndjeshem rrezikun e Korrupsionit dhe/ose te adresojne Korrupsionin aty ku ndodh.

  KONTAKT PER PREVENTIV, INFORMACION.

Kerkesa u dergua me sukses!