CERTIFIKIME dhe ENERGJIA

ISO 50001:2018
SISTEMET E MANAXHIMIT TE ENERGJISE

 

Per shkak te nevojes se madhe energjitike qe kane vendet ne zhvillim, (Kina, India, ...), te gjitha burimet  sado te vogla te disponueshme te lendeve djegese fosile dhe te gjitha cmimet e karburantit kane pesuar rritje.

Pervec kesaj, perdorimi i tyre krijon ndotje ne mjedis dhe efektin Serre.

Perdorimi i lendeve fosile me efikasitet eshte njohur si nje problem i nje rendesie te madhe ne bote ne vitet e fundit.

Problemi i energjise eshte theksuar sidomos ne Industri duke qene Industria nje konsumator i madh i saj.

Ne menyre qe te zvogelohen shpenzimet e energjise, por gjithashtu dhe per te mbrojtur mjedisin, nje optimizim i vazhdueshem i  Sistemit te Manaxhimit te Energjise eshte nje nga faktoret kryesore te zhvillimit te suksesshem te biznesit.

Ky eshte qellimi i ISO 50001:2018, i cili mbeshtet kompanite dhe organizatat e tjera ne zhvillimin e sistemeve dhe proceseve te projektuara per te rritur efikasitetin e perdorimit te energjise.

Duke percaktuar dhe zbatuar sistemin e manaxhimit te energjise se organizates behet:

• Percaktimi  i "Politikes Energjitike" dhe informimi tek punonjesit;

• Emerimi i Manaxhereve te Energjise/Perfaqesuesit e interesave te Kompanise per Energjine;

• Identifikimi dhe vleresimi i ndikimit ne fushat e rendesishme ne konsumin e energjise;

• Krijimi i nje databaze per monitorimin efikas te konsumit te energjise;

• Percaktimi dhe monitorimi i vazhdueshem i konsumimit te energjise;

• Sistemi i Manaxhimit te Energjise (EnMS) i monitoruar dhe permiresuar vazhdimisht ne proceset thelbesore per percaktimin e  konsumit te energjise;

• Vleresimi  periodik (te pakten çdo vit) i efektivitetit te Sistemit te Manaxhimit te Energjise.

Kompanite e Certifikuara do te perfitojne kostot e investimeve nga ulja e kostos se energjise si dhe permes optimizimit te vazhdueshem te efikasitetit te energjise dhe mundesive me te mira te marketingut qe lidhen me te.

Per me teper, duke optimizuar konsumin e energjise reduktohen emetimet e CO2, dhe forcohet vetedija e punonjesve per rendesine e ruajtjes se mjedisit jetesor.

ISO 50001 e Certifikuar nga TUV NORD ofron konfirmim te sigurt nga nje organ i pavarur, qe organizata ka zhvilluar nje sistem aktiv te manaxhimit te energjise dhe sherben si prove per aksioneret, manaxhimin, konsumatoret, bankat, kompanite e sigurimeve dhe institucionet, ne perdorimin efikas te energjise si nje objektiv serioz i kompanise ne fjale.

Ne jemi te bindur se kjo eshte nje sfide dhe nje mundesi per manaxheret ne kompanine tuaj per te shprehur nje vetedije te larte te nevojes per te ruajtur mjedisin, por mbi te gjitha per manaxhimin optimal te energjise. 

Nje kompani e Certifikuar nga TUV NORD eshte ne gjendje t'a provoje kete fakt tek te gjitha palet e interesuara.

Nese keni nevoje per nje certifikim sipas standardit ISO 50001: 2018, ose keshilla, ndihuni te lire te na telefononi ose te na kontaktoni drejtperdrejt.