CERTIFIKIME MJEDISORE

 

ISO 14001

Te gjitha veprimet tona kryhen ne ambjente qe prekin, shfrytezojne apo ndikojne ne mjedisin e pergjithshem. Ne jetojme nen Mjedisin dhe punojme nen Mjedisin.Po keshtu, edhe ne manaxhimin aktual te Kompanise duhet te perfshihen aspekte mjedisore si percaktues kyç ne cilesine e  zhvillimit te saj.
 Standardi Nderkombetar EN ISO 14001: 2004 (i perditesuar ne Shtator 2015 sipas versionit me te ri ISO 14001:2015) flet per kerkesat qe duhet te plotesoje Kompania ne lidhje me Sistemin e Manaxhimit te Mjedisit.
Pervoja ne aplikimin e Sistemeve te Manaxhimit Mjedisor konfirmon se baza e idese se mbrojtjes se mjedisit eshte nje kuader i shkelqyer per zhvillimin inovativ, parandalimin e ndotjes dhe mbrojtjen e burimeve natyrore.  Ai siguron nje kornize per nje pikepamje te strukturuar dhe sistematike per manaxhimin e nderveprimeve midis organizates/kompanise dhe mjedisit.Ky standard eshte gjithashtu ne perputhje me sistemet e tjera te manaxhimit.
Sistemi i Manaxhimit te Mjedisit (EMS) perfshin strukturen organizative, aktivitetet planifikuese, pergjegjesite, praktikat, procedurat per zhvillimin, zbatimin, arritjen, shqyrtimin, ruajtjen dhe politiken e manaxhimit te mjedisit.Elementet themelore te SMM (EMS) jane:
- vendimet e marra nga Administrata e Kompanise  mbi nevojen per te implementuar sistemin, si:

  • percaktimi i politikave te manaxhimit te mjedisit;

  • planifikimi i aktiviteteve;

  • zbatimi i planifikuar i aktiviteteve te Kompanise;

  • vleresimi i rezultateve;

  • permiresimi i vazhdueshem;

Standarti Nderkombetar ISO 14001: 2004 sikurse dhe versioni i ri ISO 14001:2015 eshte menduar per kompanite qe implementojne, zbatojne dhe duan te permiresojne sistemin EMS, dhe duke vepruar ne perputhje me politiken e miratuar, te kene mundesi te Certifikohen nga nje organizate e pavarur e cila siguron qe sistemi SMM (EMS) i implementuar eshte ne perputhje me kerkesat e Standardit ISO.

ISO 14001: 2015 kerkon te formalizohet ne kompani "Politika Mjedisore e Manaxhimit dhe Objektivat" duke marre parasysh te gjitha ligjet perkatese kombetare qe disiplinojne kete fushe.Standarti eshte i aplikueshem per te gjitha industrite.
Çertifikata TUV NORD GROUP eshte ekuivalente me procesin e auditimit TUV ne Gjermani. Perfitoni nje prestigj dhe siguri te re per kompanine tuaj dhe na kontaktoni tani.

Nese aktualisht dispononi nje Certifikim ISO 14001, na kontaktoni per t'ju kaluar udhezuesin e ri ISO 14001:2015 GRATIS duke ju ofruar edhe nje audit fillestar prane kompanise.

ISO 14065

ISO 14065 eshte i lidhur me Gazet Serre dhe ka te beje me raportet e verifikimit per emetimet e gazit.


Ne procesin e krijimit te nje sistemi akreditimi per auditore, kemi perdorur burimet e anetareve te grupit te eksperteve TUV NORD nga Republika Çeke duke vendosur bashkepunim ne kete fushe.

Nepermjet ketij bashkepunimi, ne mund te ofrojme nje sherbim te verifikimit te Emisioneve te Gazrave Serre nga Kompania e Certifikimit TUV NORD e Republikes Çeke, ne perputhje me standartin ISO 14065 CSN: 2008 dhe Rregulloren e Komisionit Europian (BE) 600/2012.

 

Ekziston nje konfirmim i Agjencise se Akreditimit ne Çeki, ku gjithashtu theksohet se TÜV NORD Çeki posedon kompetencat e nevojshme per leshimin e kesaj Certifikate.

Permes perfaqesise sone ne Shqiperi, eshte e mundur te kerkohet dhe perftohet ky Certifikim specifik. Mund te dergoni kerkesen tuaj direkt ketu.

Standarti FSC-CoC

FSC - CoC qendron per (Forest Stewardship Council) - (Chain Of Custody) FSC ose ne Shqip: Keshilli per Mbikqyrjen e Pyjeve, eshte nje organizate e pavarur, jo-fitimprurese, e themeluar per te promovuar manaxhimin e pergjegjshem te pyjeve te botes. Nje nga detyrat e organizates FSC eshte te vendose standartet me te cilat perdorimi i pyjeve do te behet sipas manaxhimit pergjegjes per mjedisin, te dobishme per shoqerine  dhe mbi baza ekonomikisht te qendrueshme te burimeve pyjore ne bote.Ideja themelore eshte ndihma ne rritjen e ndergjegjesimit mjedisor te konsumatoreve per te inkurajuar manaxhimin e perhershem te pyjeve sipas  nevojave  mjedisore, sociale, ekonomike, kulturore dhe shpirterore te brezave te sotem e te ardhshem.
Certifikimi FSC -CoC (Zinxhiri i Ruajtjes) eshte ngritur pas shqetesimit mbi zhvillimin e qendrueshem te burimeve boterore pyjore; ekosistemet pyjore; dhe per kete arsye edhe te ekuilibrit ekologjik te planetit ne pergjithesi.Kujdesi ne kete zinxhir shoqeron materialin certifikuar FSC permes procesit te prodhimit nga pylli tek konsumatori, duke perfshire te gjitha fazat e ndermjetme.Te gjithe pjesemarresit ne zinxhirin e prodhimit duhet te kene Certifikaten FSC ne menyre qe edhe produkti final te mund te mbaje shenimin e etiketes FSC.Keto etiketa perfaqesojne nje lidhje midis prodhimit dhe konsumit qe lejojne konsumatoret te marrin vendime sociale ne lidhje me blerjen e produktit nderkohe qe rrisin pergjegjesine per mjedisin.
Per me teper, Certifikimi FSC-CoC (Zinxhiri i Ruajtjes) ndihmon permiresimin e marketingut te Produkteve te Sektorit te Pergjegjshem. Certifikata tregon se mbajtesi i saj kujdeset seriozisht per shqetesimet mjedisore te konsumatoreve.
Subjektet tregtare qe ofrojne produktet e tyre (te bera nga materiale te paperpunuara me origjine pyjore) ne tregun nderkombetar, veçanerisht ne tregun Europian, gjithmone e me shpesh plotesojne kerkesat per Certifikim FSC si kusht per blerjen e produkteve te tyre.Gjithashtu, shpesh ndodh qe ne tenderimet e ndryshme publike nje nga kushtet per fitimin e tenderit eshte Certifikimi FSC-CoC.Jemi te ndergjegjshem qe kjo eshte nje praktike e ngadalte, por me siguri ajo do te forcohet edhe ne Shqiperi shume shpejt.Mungesa e ketij Certifikimi, ose me sakte, mos zbatimi i saj, do te thote se jetojme ne nje shoqeri e cila ende nuk e ka njohur sa duhet rendesine e secilit individ ne ruajtjen e ekosistemeve pyjore, si nje nga komponentet e rendesishme te ekuilibrit ekologjik te vendit.
 Duke degjuar Klientet tane por edhe duke ndjekur situaten e tregut dhe problemet me te cilat  ata perballen  duke perfshire ketu prodhimin, shperndarjen apo shitjen e produkteve te bera nga materiale te paperpunuara me origjine nga burimet pyjore, Ne kemi vendosur qe ne menyre aktive te perfshihemi dhe t'i mundesojme konsumatorit ekzistues (por edhe gjithe te tjeret qe kane  probleme te ngjashme), nje  qasje me te lehte tek  FSC - COC; zgjedhje kjo qe lehteson pjeserisht aksesin e tyre per te synuar tregjet nderkombetare dhe rajonale.
 Certifikata FSC mund te leshohet vetem nga Entitetet  e Autorizuara Inspektuese.
TUV NORD GROUP  eshte Kompani e Akredituar per Certifikimin dhe Leshimin e Certifikates FSC –CoC.Duhet vetem te drejtoni pyetjen apo kerkesen tuaj tek ne.

Certifikime Te Tjera

TÜV NORD ka me shume se 120 akreditime kombetare dhe nderkombetare.

Nje nga keto eshte akreditimi DAkkS- Akreditimi Kombetare Gjerman.

TUV NORD GROUP operon ne bashkepunim me kompanine meme TÜV NORD ne te gjitha akreditimet (120+).

 

Nder te tjera tek ne mund te gjeni:

·IRIS – Standartet Nderkombetare te Industrise se Hekurudhave

·FSC - Keshilli per Mbikeqyrjen e Pyjeve

·PEFC - Programi per Miratimin e Skemave te Certifikimit te Pyjeve

 

·Certifikimi i Sherbimeve te Navigacionit Ajror (Air Navigation Services) Rregullorja - EC Nr 550/2004

·SCC - siguria ne pune

·ISO TS 16949

·GMP - Praktikat e Mira te Prodhimit

 

·TA-LUFT- Kontrolli i Cilesise se Ajrit sipas standarteve Gjermane

·Marka e Cilesise  "OK für Kids" ne bashkepunim me Deutscher Kinderschutzbund (DKSB).

Kjo marke percakton pershtatshmerine e produktit per perdorimin nga/per femijet.

·Blaue Engel - marka Ambientale me e vleresuar ne Europe.

·Etj....

 

Nese keni nevoje per Vertetime apo Keshilla per sisteme qe nuk jane te listuara me lart, lutemi te na kontaktoni lirisht me telefon ose thjesht dergoni nje email tek ne.

 

Duhet vetem te kontaktoni dhe kerkesa juaj sidoqofte, do te mirepritet dhe plotesohet.

Direktiva 2002/91/EC

Ne procesin e anetaresimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian dhe ne harmonizimin e legjislacionit Shqipetar me BE-ne, nje nga aktivitetet me te rendesishme eshte miratimi i Direktives mbi Performancen e Energjise se Ndertesave (Direktiva 2002/91/EC mbi Performancen e Energjise se Ndertesave ose 2010/31/ EC).

 

Qellimi i Certifikates se Energjise eshte te siguroje informacion mbi performancen energjetike te nderteses.

Certifikimi per ndertesat ekzistuese propozon masa per permiresimin e performances energjetike dhe kursimin ekonomik.

Ky certifikim jep gjithashtu rekomandime per ndertesat e reja ne permbushjen e kerkesave thelbesore te kursimit te energjise dhe mbrojtjen termike.

Vecanerisht i rendesishem ky Certifikim eshte per Ndertimet Rezidenciale, Qendra Tregtare, Institucione Edukimi, Institucione Qeveritare, Ambjente Masive per Sherbime ndaj Publikut si Aeroporte, Porte, Stacione Treni, etj.

 

Mjafton te na kontaktoni per me shume informacione apo sqarime.

Please reload