CERTIFIKIME PRODUKTI

Marka CE

Nje MARKE per ta bere Kompanine Tende Unike Konkurrenca ne tregun e Komunitetit Europian  dhe ne tregjet jashte tij, imponon prodhuesit te jene gjithmone te perditesuar mbi informacionet e rregulloren e  tregjeve te referimit.
Marka CE eshte nje shkurtim i "Conformité EUROPEENNE"  (Konformiteti Europian) dhe perfaqeson shenjen qe produkti eshte ne perputhje me udhezimet e BE-se dhe standardet perkatese te permendura ne Normat Europiane.
Ne rrugen per Tregun Europian, marka CE eshte nje pjese e rendesishme dhe e kerkuar per produktin tuaj. Levizja e lire e mallrave eshte baza e tregut te brendshem te Bashkimit Europian.Objektivi i levizjes se lire te mallrave eshte parandalimi i kufizimeve te reja ne tregti, njohja e ndersjelle dhe harmonizimi teknik. Marka CE  lejon levizjen e lire te mallrave ne tregun e BE-se dhe per kete arsye shenjen CE e kane quajtur "pasaporte/bilete per tregun Europian."
Marka CE ne etiketen e produktit eshte nje prove qe produkti i ploteson te gjitha kerkesat me thelbesore ne lidhje me sigurine dhe shendetin ne drejtim te direktivave dhe standardeve te harmonizuara te BE-se.Direktivat e BE- Pikeveshtrim i Ri dhe Global - percaktojne vetem kerkesat themelore per produkte, ndersa kerkesat e detajuara teknike jane te perfshira ne specifikimet teknike dhe standardet e harmonizuara.Perputhshmeria me standardet BE supozon qe produkti eshte konform me kerkesat thelbesore te udhezimeve dhe standarteve teknike.
Duke patur parasysh kerkesat per sigurine, shendetin, pastertine dhe mbrojtjen e mjedisit, prodhuesi duhet te vleresoje pershtatshmerine e produkteve me kerkesat, udhezimet dhe standartet, duke angazhuar Entin e Akredituar TUV NORD GROUP per testimin CE te produkteve.Markimi CE duhet te vendoset nga prodhuesi jashte (eksportuesi) apo nga nje perfaqesues i tij brenda vendit (importuesi) ne SEE (BE+Norvegjia, Islanda,  e Liechtenstein) ose Turqia. CE duhet te vendoset ne formen e saj Legale, ne menyre qe te jete e shikueshme, e lexueshme, e pa-heqshme, mbi produktin ose mbi etiketen identifikuese.Nese ne fazen e kontrollit te prodhimit eshte perfshire ndonje organizem i njohur, numri i tij i identifikimit duhet te tregohet. Eshte pergjegjesia e prodhuesit te perpiloje dhe te firmose nje Deklarate te Konformitetit CE qe te demonstroje qe produkti ploteson kerkesat e percaktuara.Me kaq produkti eshte gati per ne treg!Keshtu, rregullat kombetare teknike harmonizohen me Regullat dhe Normat Europiane.
Ja perse pritet qe numri i aplikuesve per Marken CE te jete ne rritje, si pasoje e detyrimit qe kane prodhuesit dhe eksportuesit ne BE per etiketimin e prodhimit me shenjen CE. TUV NORD GROUP eshte ne gjendje te ndjeke te gjitha fazat per marken CE te produktit, fale akreditimeve dhe pervojes se gjate ne tregun BE. TUV NORD GROUP eshte organ vleresimi i konformitetit te produktit, i regjistruar ne databazen e te dhenave NANDO.

Procesi i anetaresimit ne Bashkimin Europian, ka bere qe te punojme me tregun e brendshem te Bashkimit Europian nder vite. TUV NORD GROUP eshte ne gjendje te vendose miratimin per mallra qe duan te hyjne ne tregun EU.

Duke u bashkuar me BE, automatikisht jemi te autorizuar per te perdorur akreditimet e  kompanise sone meme TÜV NORD Group.Kjo do te thote se ekspertet tane dhe inspektoret e autorizuar te puneve te inspektimit, jane ne gjendje te Certifikojne ne emer te  dy organizmave te autorizuar Nr. 2464 dhe 0045.

Gjithashtu, me sherbimet e lartpermendura dhe akreditimet perkatese, ne jemi te autorizuar edhe per realizimin e aktiviteteve ne fushen e pajisjeve nen presion sipas rregulloreve nderkombetare dhe per
    - ISO 3834 (EN 729) - per te mundesuar impiantet e prodhimit per punime te saldimit;
    - ISO 1090 (DIN 18800-7) - prodhuesit e strukturave ngjitur;
    - EN 15085 (DIN 6700-2) - prodhuesit e inventarit te hekurudhes dhe pajisjet e lidhura;

Vazhdimisht ndermarrim futjen e sherbimeve te reja dhe kryejme perpjekje per te permiresuar sherbimet ekzistuese.Ne duam te mbajme besimin e klienteve tane dhe te ofrojme mbeshtetje nen moton e kompanise sone meme:
"EXCELLENCE per biznesin tuaj"Mjafton vetem te na kontaktoni.

Normat EUROCODE

Komuniteti Europian, per te gjitha strukturat metalike apo me materiale te tjera (dru, plastike, etj.) ka vendosur Certifikimin e tyre sipas normave EUROCODE.Eurocode (EC) jane norma europiane per projektimin struktural.Keto norma jane te integrueshme me normat kombetare dhe i lejojne nje profesionisti te perdore kritere llogaritje dhe projektimi te adoptueshme ne EU.Per t'u specifikuar me mire, grupi i normave teknike Eurocode ndahet per tematika si me poshte:

  • Eurocode 0 jep indikacionet baze per te perballuar projektimin sipas metodes semi-probabilistike ne gjendjet “limit”, kombinacionet  e verifikimit, faktoret e sigurise per llojet e veprimtarise.
  • Eurocode 1 jep indikacionet e domosdoshme per percaktimin e veprimit te llogaritjes se ngarkeses  se strukturave ne pjese te ndryshme te prekura nga turma, bora, era, ngarkesat termike nga zjarret, pajisjet ne montim, pajisjet e urave etj.
  • Eurocode 2 i dedikohet strukturave ne beton armeè - jo armeè dhe  struktura ne “pre-compresso”.
  • Eurocode 3 i dedikohet strukturave ne celik.
  • Eurocode 4 i dedikohet strukturave te perziera celik-beton.
  • Eurocode 5 i dedikohet puneve/veprave te strukturave ne dru.
  • Eurocode 6 i dedikohet strukturave ne murature, mbajtese armeè apo jo, natyrale dhe artificiale.
  • Eurocode 7 i dedikohet problematikave gjeoteknike (themele, mure mbajtes, etj.)
  • Eurocode 8 i dedikohet aspekteve sizmike (lidhjet me te tjeret per materialin e perdorur si: betoni, celiku, druri, gjeoteknika).
  • Eurocode 9 i dedikohet strukturave ne alumin.

TUV NORD GROUP eshte ne gjendje te beje Testimin dhe Certifikimin e struktures suaj sipas EC fale akreditimeve dhe pervojes se gjate ne tregun BE.Duhet vetem te na kontaktoni.

Certifikimi Makinerive, i Teknologjise, Siguria, Marka GS & BAUART

Me Ne, Elektrizuese eshte vetem siguria.

 

Certifikim per PRODUKTE ELEKTRIKE DHE ELEKTRONIKE

 

TÜV NORD GROUP eshte ne gjendje te jape ne territorin Shqipetar sherbimet per Marken TUV GS. Marka e Cilesise me e njohur ne “Garancine e Sigurise”,dhe Marken TÜV Bauart, Marka e Sigurise per Komponentet.

 

Certifikimi i Makinerive Teknologjike dhe Industriale jane nje tjeter specialitet ku ne dallohemi, duke prekur cdo sfere te aktivitetit ekonomik.  Nder te rejat me te fundit ne fushen teknologjike, TUV NORD ofron testim dhe certifikim per perputhshmerine elektromagnetike, voltazhin e ulet, energji dhe rrjete, mbrojtje ndaj shperthimeve, siguria funksionale dhe siguri mikrobiologjike, pajisje ne levizje dhe siguria e makinerive. Ju ftojme per me shume, te lexoni FACTSHEET.

APLIKIMI i Markes GS dhe e Markes Bauart

 

Marka GS mund te aplikohet ne nje spekter te madh te produkteve “Gati per Perdorim” si p.sh.

  • Elektroshtepiake
  • Aparatura ndricimi
  • Aparatura per rehabilitim
  • Aparatura per laborator
  • Aparatura dhe pajisje per zyre
  • Aparatura dhe pajisje industriale
  • Pajisje per bujqesine
  • Pajisje Sportive
  • Elektronike radiovizive
  • Lojra
  • etj.

Marka Bauart mund te aplikohet ne nje spekter te madh produktesh “Jo gati per perdorim” si p.sh.:

  • Komponente per aparatura elektronike (termostate, rregullatore, etj.)
  • Ushqyes per t'u futur ne aparature
  • etj.

Markat GS dhe Bauart ofrojne avantazhet e meposhtme:

  • Shkalle e larte e pranueshmerise nga konsumatoret ne tregun Europian si garanci e sigurise dhe cilesise.
  • Eshte instrumenti kryesor i tregtimit ne Gjermani dhe ne Vendet e BE dhe jashte BE.
  • Provon qe produkti eshte testuar nga nje ent i pavarur (pala e trete).
  • Ofron Garanci mbi sigurine dhe cilesine e produktit.

Ju ftojme te mesoni me shume mbi keto marka dhe menyren si mund te Certifikoheni, duke kontaktuar drejtperdrejt.

FIRE SAFE / ANTI-ZJARR

EN ISO 10497 - Fire SafeProva e rezistences kundrejt zjarrit, e identifikuar edhe si “Fire Safe” eshte nje lloj kolaudimi i cili garanton pershtatshmerine e produktit dhe ne te njejten kohe, mbrojtjen e popullates dhe te ambientit ne te cilin do te instalohet produkti. Qellimi i proves eshte ai i percaktimit te specifikave dhe limiteve te pranueshmerise se nje valvole kur eshte e ekspozuar ne kushte zjarri te caktuara.Ky Standart lejon vleresimin e jetegjatesise se nje valvole nen presion, gjate proves se zjarrit.Vleresimi i referohet humbjeve te brendshme tek guarnicionet dhe humbjeve kundrejt ambjentit te jashtem.Kerkesat e proves jane te plotesuara nese humbjet e brendshme dhe te jashtme nuk i kalojne vlerat e percaktuara nga standartet e proves.Valvolat me Certifikimin “Fire Safe” perdoren ne impiante petrol-kimike dhe ne impiantet per stokimin e gazit te lenget (LPG).Vlen te permendim gjithashtu se  TUV NORD GROUP ofron nje Testim dhe Certifikim te posacem edhe per automjetet qe funksionojne me impiante gazi, duke testuar 'Fire Safe' rrezikun ndaj zjarrit sikurse dhe pikat e tjera kritike te perdorimit te gazit te lenget nen presion (LPG).Jemi te hapur te mirepresim cdo pyetje apo kerkese nga ana juaj. Mund te kontaktoni direkt.

Please reload