Acerca de

Siguria Informatike Certifikime nga TUV NORD ne Shqiperi

   SIGURIA INFORMATIKE   

Sistemet e Sigurise Informatike

├ ISO 20000-1

├ ISO 22301

├ ISO 27001

Teknologjia e informacionit eshte tashme pjese e pazevendesueshme e jetes se biznesit. Megjithate, ky bekim i IT-se mund te kthehet shpejt ne mallkim per kedo qe nuk arrin te permbushe kerkesat minimale per cilesi dhe siguri.

ISO 27001

Standarti i Manaxhimit te Sistemit Informativ duke plotesuar kushtet e implementimit te GDPR.
Sikurse lehtesia e transferimit te informacionit, ashtu edhe konfidencialiteti eshte jetik ne shume fusha, per shembull kur behet fjale per te dhenat personale ose financiare, apo te dhena te ndjeshme te kompanive dhe personave. Ne keto vite, me rritjen e informatizimit, eshte rritur kercenimi qe vjen nga aktivitetet e hakerimit dhe vjedhjet informatike.

 

Me tej, aspekte te rendesishme jane ato te disponibilitetit te sistemit (p.sh. kur kompjuterat dhe sistemet jane ne perdorim 24 ore/7 dite) dhe integritetit te sistemeve (portaleve te internetit, e-commerce, etj).

Informacioni eshte nje burim i vlefshem, dhe manipulimi apo vjedhja e tij nga hackers ose nga spiunazhi industrial, humbja ose demtimi per shkak te gabimit njerezor, problematikat teknike apo ngjarjet katastrofike, mund te çojne ne pasoja te paimagjinueshme.

Nje menyre efektive per reagimin kundrejt ketyre rreziqeve, eshte instalimi i nje sistemi gjitheperfshires te Sistemit Informativ te Sigurimit te Manaxhimit (ISMS), i cili gjithashtu merr parasysh detyrimet ligjore, rregullatore dhe kontraktuale.
Nje sistem i tille mund te zbatohet per te gjitha llojet e kompanive dhe organizmave private dhe shteterore.

Certifikimi nga TÜV NORD CERT konfirmon se kerkesat e standardit jane implementuar me efikasitet per mbrojtjen e informacioneve te rendesishme.

Perfitimet e Kompanive, Zyrave dhe Organizatave shtrihen ne shume drejtime permes Certifikimit sipas ISO 27001, si:
•  Stafi behet i vetedijshem per sigurine e informacionit dhe pasojat e humbjes se tij;

•  Kompania zbulon boshlleqet ne sigurine e informacionit;

•  Rrit sigurine, nepermjet trajtimit sistematik te informacionit, dhe minimizon rreziqet. 
•  Fitohet dhe rritet besimi tek klientet, sikurse tek partneret dhe investitoret nese Sistemi ISMS eshte i Certifikuar nga nje organ Certifikues i njohur dhe i akredituar.

Per pyetje apo keshillime, na kontaktoni.

ISO 20000-1

Eshte standardi i pare ne mbare boten, posaçerisht per Manaxhimin e Sherbimit IT (ITSM) .

Teknologjia e Informacionit (IT) eshte e rendesishme ne biznesin e sotem, sepse shume biznese kryejne gjithnje e me shume operacione permes tij. Megjithate, shqetesimet po rriten nga palet e interesuara ne lidhje me cilesine e sherbimeve te IT, dhe veçanerisht nese ato jane konform me nevojat e bizneseve dhe konsumatoreve.

ISO/IEC 20000 eshte standardi i pare nderkombetar qe synon ne menyre specifike Manaxhimin e Sherbimit IT (ITSM).

Ai pershkruan nje grup te integruar te proceseve te manaxhimit per ofrimin efektiv dhe efikas te sherbimeve IT per biznesin dhe klientet e tij. Per te gjitha organizatat, biznesi kryesor i te cilave eshte ofrimi i sherbimeve te IT, certifikimi sipas ISO/IEC 20000-1 eshte i domosdoshem. Standardi ISO 20000-1 eshte ne akord me principet e ITIL.

 

Si te garantoni sherbim IT me cilesi te larte?

Duke permbushur kerkesat e ISO 20000-1.

- Garantohet cilesia e sherbimeve qe ofrohen dhe provat objektive te certifikimit,

- U komunikohet klienteve ne te gjithe boten, se kompania mund te ofroje performance te besueshme dhe me kosto efektive.

- Mund te demonstrohet fokusi ne deshirat dhe nevojat e klientit.

- Ofrohen sherbime te personalizuara dhe te optimizuara me kosto efektive.

- Avantazhe konkurruese afat-gjate.

- Forcimi i performances ndaj konkurrences ne treg.

 

ISO/IEC 20000-1 ofron nje sistem te njohur, te provuar dhe te testuar manaxhimi, i cili lejon nje organizate sherbimi IT te planifikoje, manaxhoje, ofroje, monitoroje, raportoje, rishikoje dhe permiresoje sherbimet e saj.

 

ISO/IEC 20000-1 eshte i zbatueshem per çdo organizate, te madhe apo te vogel, ne çdo sektor apo pjese te botes qe mbeshtetet ne sherbimet e IT. Standarti eshte veçanerisht i pershtatshem per ofruesit e brendshem te sherbimeve te IT-se, (si p.sh. departamentet e IT-se,) dhe ofruesit e jashtem te sherbimeve te IT-se (kompanite ne outsourcing).

 

TÜV NORD CERT mbeshtet organizatat ne percaktimin e karakteristikave te nevojshme dhe ne zhvillimin e koncepteve qe mundesojne arritjen e tyre.

Ne baze te certifikatave tona, organizatat mund te thone se plotesojne kushtet baze per nje sistem IT dhe mund t'a demonstrojne ate pa dyshim. Ky aspekt behet veçanerisht i rendesishem kur behet fjale per nderprerjet e sherbimit dhe pretendimet per deme.

TÜV NORD CERT ofron Auditim dhe Certifikim te akredituar ne fushen e IT ne baze te ketij Standarti.

ISO 22301

Certifikimi ISO 22301 qendron per Business Continuity Management (Manaxhimi i Vazhdimesise se Biznesit), pra me qarte eshte: sigurimi i vazhdimesise se biznesit (BCM) nese ndodhin ngjarje kritike.

 

Reagimet e natyres jashte kontrollit dhe ngjarjet e paparashikuara, sikurse prodhimi e blerja ne vende te largeta, mund te shkaktojne deme serioze per ecurine e biznesit te kompanise. Arsyeja kryesore eshte perdorimi ne rritje i procedurave operative te bazuara ne kompjuter sikurse kontraktimi, dhe integrimi ne rrjetet e partneritetit nderkombetar. Ne sfondin e globalizimit, ndikimet e pakontrollueshme si katastrofat natyrore, trazirat politike ose deshtimi i sistemeve IT, shpesh kane pasoja te gjera.

Ketu mund te ndihmoje nje sistem i Manaxhimit te Vazhdimesise se Biznesit (BCM) duke siguruar masa parandaluese. Me ndihmen e planeve te percaktuara me pare, kompanite mund te kapercejne skenaret e krizes dhe te sigurojne vazhdimesine e biznesit te tyre.

Nje BCM mund te krijoje nje plan emergjence per raste te tilla dhe ofron mundesine per te mbajtur operacionet e biznesit edhe ne rrethana te jashtezakonshme, ose per te qene ne gjendje t'i rivendose ato sa me shpejt qe te jete e mundur, pas nje nderprerje. Kjo do te thote se demi financiar dhe jo-material mund te kufizohet dhe mund te shmangen nderprerjet qe  kercenojne vete ekzistencen e ndermarrjes duke ruajtur aftesine e performances.

Kjo ben qe te rritet:

- Siguria brenda ndermarrjes

- Besimi i klientit

 

TÜV NORD CERT teston dhe certifikon sistemet BCM - (Business Continuity Management), duke kontribuar ne sigurine e vazhdueshme te ecurise se biznesit.

Me certifikimin e nje sistemi BCM nga ekspertet TÜV NORD CERT, organizatat marrin nje vleresim te pavarur dhe te kualifikuar te efektivitetit dhe besueshmerise se sistemit te tyre BCM. Certifikimi bazohet ne normen nderkombetare ISO 22301 qe ka zevendesuar standardin britanik BS 25999-2. 

 

Certifikata e cila leshohet pas nje kontrolli te suksesshem eshte e vlefshme per tre vjet. Auditimet vjetore te mbikeqyrjes behen per te konfirmuar se kriteret e standardit vazhdojne te permbushen.

Per kerkese apo keshillim, na kontaktoni.

  KONTAKT PER PREVENTIV, INFORMACION.

Kerkesa u dergua me sukses!