top of page

Acerca de

Siguria Ushqimore TUV NORD Albania

   SIGURIA USHQIMORE   

Sistemet e Sigurise Ushqimore

├ ISO 22000

├ FSSC 22000

├ HACCP

Kontrollet kushtuar sigurise ushqimore jane krijuar per te rritur besimin e konsumatoreve dhe te strukturave shteterore/private per subjektet qe ofrojne sherbime/produkte ushqimore. Objektivi i tyre eshte te ofrojne permiresimin e performances dhe sigurise duke zvogeluar rreziqet mbi kercenimet ne fazat gjate zinxhirit te furnizimit; prodhimit dhe logjistikes se produktit ushqimor.

※ HACCP

HACCP (Hazard Analysis of Critical Control Points) i quajtur shpesh ne Shqiperi 'Hasap', eshte nje metodologji e njohur nderkombetare, nje "tool"- mjet, i cili per me shume se 60 vjet, perdoret ne nje menyre sistematike per te parandaluar ose per te reduktuar rrezikun ne sektorin ushqimor.
Vlera e sistemit HACCP eshte pikeveshtrimi pro-aktiv permes te cilit, ndermarrja percakton dhe analizon te gjitha rreziqet e mundshme qe mund te priten ne procesin e realizimit te produktit. Sistemi HACCP percakton pikat kritike te kontrollit dhe vendos masa efektive per parandalimin dhe korrigjimin e rreziqeve.


Vleresimi i shkalles se permbushjes se standarteve nga Organizmi i Pavarur i Akredituar, eshte metoda e vetme e njohur qe kontrollon konformitetin e sistemit te aplikuar ne kompani me kerkesat e Standardit Boteror te HACCP (botuar ne web-site te FAO GENERAL PRINCIPLES OF FOOD HYGIENE CXC 1-1969 Adopted in 1969. Amended in 1999. Revised in 1997, 2003, 2020).

Certifikata e Kompanise i jep konsumatorit sigurine e perpjekjes per permbushjen e  standarteve.
Kerkesat e HACCP mund te zbatohen ne çdo pjese te zinxhirit ushqimor, nga prodhimi dhe perpunimi primar deri ne piken e konsumit.
Parimet e sistemit HACCP si nje nga sistemet me te efektshme ne nivel nderkombetar jane aplikuar ne te gjitha standartet qe lidhen me ushqimin, si dhe ne legjislacionin e vendeve te veçanta.
Ato jane pjese e Direktivave Europiane dhe e Legjislacionit Shqiptar te Ushqimit.

Perdorimi i Standartit HACCP  eshte  i detyrueshem per te gjithe operatoret ne industrine ushqimore ne Udhëzim i MBUMK nr. 20, datë 25.11.2010 i mbeshtetur ne Ligjit nr. 9863, datë 28.1.2008 “Për ushqimin”

​

HACCP e Certifikuar nga TÜV NORD GROUP eshte e akredituar dhe kjo  i jep vlere zyrtare certifikates, ndaj vleres relative te nje Certifikate te Pa-akredituar.

Perfaqesia jone ne Tirane, ju garanton cmime preferenciale per tregun Shqiptar dhe trajnime te vazhdueshme per Sistemin HACCP. Kontaktoni!

├ IFS

├ BRC

├ GLOBALG.A.P.

※ ISO 22000

ISO 22000 eshte botuar nga Shoqata Nderkombetare per Standardizim (ISO), per te krijuar nje kuader praktik te sigurise ushqimore duke harmonizuar kerkesat e standarteve te ndryshme, ne nje te vetem, te pranuar globalisht.


Ai percakton kerkesat per sistemin e manaxhimit te sigurise ushqimore ku organizata duhet te demonstroje aftesine per te kontrolluar rreziqet e ushqimit ne menyre qe te siguroje palet e treta ne momentin e konsumit/blerjes.

Standarti inkurajon miratimin e nje pike-veshtrimi mbi organizimin me procese, dhe thekson nevojen per te qartesuar pergjegjesite dhe masat e kontrollit per te gjithe pjesemarresit ne zinxhirin e ushqimit. Ky standart kerkon permbushjen e kerkesave per krijimin e komunikimit efektiv midis prodhuesve, furnizuesve dhe konsumatoreve; sikurse dhe kerkesave te tjera per verifikimin e masave te kontrollit, shqyrtimin e vazhdueshem te efikasitetit dhe efektivitetit te sistemit, te sistemit HACCP, duke u kombinuar me perdorimin e planifikimit paraprak.

ISO 22000 eshte menduar per te gjitha kompanite e perfshira ne zinxhirin ushqimor (nga prodhuesit e ushqimit, prodhuesit e lendes se pare deri tek konsumatoret e fundit, si dhe prodhuesit e produkteve qe jane ne kontakt me ushqimin dhe aditivet) te cilat, potencialisht, mund te shkaktojne ndotjen e ushqimit.

Standarti eshte shkruar ne menyre te pergjithshme per te gjitha  kompanite, por permban gjithe kerkesat e nje standarti te nivelit te larte te prodhimit/sherbimit ushqimor.

Grupi yne i punes gezon nje eksperience te gjate me standartin ISO 22000. Dergoni kerkesen tuaj ketu per nje Certifikim te Akredituar nga TÜV NORD GROUP.

※ IFS

International Featured Standard (IFS)
Ndikimi i kompanive te huaja shperndarese (te distribucionit) ne prodhimin e ushqimit dhe te tregtise se ushqimit, si dhe kerkesat e tyre specifike, jane te njohura per gjithe furnizuesit e tyre. Kujdesi i Kompanive ne lidhje me “marken” e produkteve eshte  vazhdimisht ne rritje.

Pronaret e Markes jane ligjerisht pergjegjes per saktesine dhe cilesine e produktit. Prandaj, kompanite e medha te shperndarjes dhe Super-Hiper Marketet kerkojne nga furnizuesit e tyre jo vetem plotesimin e ligjeve dhe rregullave te vendit ku aktualisht kryhet prodhimi i produktit, por edhe zbatimin e kerkesave me te rrepta te standarteve nderkombetare si dhe Certifikimin perkates per cdo Standard.

"International Featured Standard" ose standarti IFS, i perpiluar ne fillim ne Gjermani dhe me tej i pranuar globalisht si standarti  i "Marketeve" me te mira te EU (Carrefour, REWE, Lidle, Despar, Conad, Coop etj), eshte i detyrueshem per produktet e kompanive qe duan te shesin ne supermarketet e EU.

Ai eshte sot nje nga standartet me te njohura per sektorin e ushqimit.

Nje Certifikate dhene si konformitet i perputhshmerise se produktit me kerkesat e ketyre standarteve ne Kompanite Shperndarese dhe Tregtuese, deshmon  nivelin e larte te cilesise dhe sigurise. 

 

Kushdo ne Shqiperi, i angazhuar ne aktivitetin e tregtimit te ushqimeve dhe distribucionit te tij permes Marketeve, mund te perfitoje nje vizite per te pare aplikimin e standartit IFS dhe te synoje nje zgjerim ne treg pertej kufijve.  Kontaktoni per me shume!

※ FSSC 22000

Sistem mbi Sigurine Ushqimore.

 

FSSC eshte standarti me i arritshem nga standartet e larta te GFSI.

​

Nje nga objektivat kryesore te zbatimit te kesaj skeme Certifikimi eshte pranimi i certifikimt ISO 22000 ne produktet ushqimore qe duan te hyjne ne zinxhiret e tregtimit te Super-Marketeve, te cilat kerkojne aplikimin e ketij standarti deri vone te kundershtuar, me arsyetimin se eshte i paqarte dhe jo i plote per aktivitetin e tyre. Kjo eshte arritur duke i shtuar ISO 22000, disa kerkesa specifike.

 

Qellimi kryesor i FSSC eshte te percaktoje kerkesat e PRP (pre-requisite point) te cilat jane te nevojshme per te kontrolluar rreziqet e mundshme. Skema e re e Sistemit te Certifikimit te Sigurise Ushqimore perfshin zbatimin e kerkesave te ISO 22000, ISO 22003, zbatimin e kerkesave shtese permes Dokumentit

PAS 220:2008, te percaktuar nga Instituti i Standarteve Britanike (BSI), dhe kerkesat e percaktuara nga shoqatat GFSI.

 

Pranimi i skemes FSSC, nga shoqata GFSI eshte nje plus i madh per ato kompani qe kane zbatuar tashme kerkesat e ISO 22000, si dhe per ata qe synojne te shkojne ne zbatimin e ketyre kerkesave.

Ky konkluzion mbeshtetet ne faktin se Shoqata e Iniciatives Globale per Sigurine Ushqimore (Global  Food Safety - GFS) e perbere nga Kompanite Lider te Shitjes me Shumice dhe Pakice, si dhe furnizuesit me te medhenj nderkombetare, mbeshtesin skemat e Certifikimit te njohura si VJ, Food Standard (International Featured Standard) dhe me pak Konsorciumin Britanik- Global Food Standard - BRC.

 

Skema FSSC 22000 eshte nje nder gjashte skemat e Certifikimit, e njohur nga Shoqatat e Tregtise Nderkombetare dhe Furnizuesit e Lendes se pare GFSI.

Kjo skeme e Certifikimit ka per objekt Certifikimin e gjithe kompanive te perfshira ne perpunimin ose prodhimin e:

- Produkteve shtazore (perjashto therrtoret),

- Produkteve afatshkurter (qe firojne me kalimin e kohes),

- Produkteve bimore me nje afat te gjate (aditive, Vitamina, Dritherat dhe aditivet e tjere ushqimore).

 

Kompanite tashme te Certifikuara sipas ISO 22000 qe i perkasin perpunimit dhe zinxhirit ushqimor, do te duhet vetem t'i bashkengjisin proceseve aktuale qe zoterojne, nje shtese te perbere nga kerkesa te percaktuara ne sistemin FSSC 22000.

 

Ne lidhje me sa me siper, me qellim harmonizimin e ketyre kerkesave me prodhuesit e ushqimit ne Shqiperi, dhe me kerkesat e zbatueshme brenda BE, kompanite e marketeve dhe Supermarketeve kane filluar intensivisht kontrollet ndaj furnizuesve me anen e auditimit te ashtuquajtur " kontroll si pale e dyte" (2nd Party Audit - TUV NORD Assessment).

Qellimi i ketij lloj auditimi eshte te percaktoje nivelin e cilesise dhe sigurise shendetsore te produkteve ushqimore, por edhe te vleresoje njekohesisht aftesite dhe mundesite e furnizuesit te produkteve ushqimore per te permbushur te gjitha kerkesat e tregut.

Pjese e kesaj skeme certifikimi eshte edhe certifikimi i Ambalazheve te produkteve ushqimore me FSSC 22000.

 

Certifikimi FSSC 22000 eshte i mundur edhe ne Shqiperi permes sherbimeve qe Ne ofrojme. Kontaktoni per me shume informacione.

※ BRC

BRC eshte nje Global Food Standard i cili ben pjese ne standartet GFSI.

Standarti "BRC - Global Food Standard" eshte nje nga instrumentet me te njohur nderkombetare, nepermjet te cilit aktoret e zinxhirit te ushqimit zgjedhin furnizuesit e tyre.
Enti i cili perfaqeson shitesit me te medhenj Britanike, "British Retail Consortium" (BRC), ka zhvilluar nje standart teknik per te ndihmuar shitesit te permbushin detyrimet e tyre ligjore dhe te mbrojne konsumatorin, duke siguruar nje baze te perbashket per verifikimin e gjithe kompanive. Ne kete menyre shitesit garantohen nga marka e produkteve.
Shumica e shitesve Britanike ka vendosur qe Certifikimi sipas kerkesave te BRC te jete nje kusht per te qene i perfshire ne listen e furnizuesve te saj.

Objektivi kryesor i BRC eshte te garantoje sigurine, ligjshmerine dhe cilesine e produkteve me nje marke private, duke vendosur nje kontroll sistematik ne lendet e para; produktet gjysem te gatshme; mjediset e prodhimit dhe burimeve; si dhe rezurset qe nderveprojne ne keto procese.

Permbajtja e Standartit BRC eshte nje Standart i integruar me perditesimet me te fundit te ligjit te ushqimit (siç jane alergjenet dhe gjurmueshmeria), i cili kerkon:

  • miratimin e HACCP (Analiza e Rreziqeve dhe Pikat e Kontrollit Kritik);

  • nje manaxhim efektiv dhe te dokumentuar te cilesise;

  • kontrollin e prodhimit, produktit, procesit dhe te personelit;  

  • nivelet e vleresimit, nga niveli baze deri ne nivelin e larte; 


Cikli i mbikqyrjes varet nga kategoria e produktit dhe i sistemit te klasifikimit (baze ose nivel i larte); Rezultatet e vleresimit kalojne nga: i kenaqshem ne jo i kenaqshem;

Avantazhe:

  • Mbrojtja e imazhit te subjektit tuaj qe nxjerr produktet ne treg.

  • Ky Certifikim i vendos prodhuesit dhe furnizuesit perballe kerkesave te perbashketa mbi cilesine.

  • Siguron pritshmerite dhe mbrojtjen e shendetit te konsumatorit.

  • Standarti mund te integrohet me kerkesa specifike sipas seciles kompani.

  • Ka elemente te perbashketa me sistemet e manaxhimit te cilesise sipas ISO 9001 dhe HACCP.

  • Siguron konformitetin me normat legjislative ne industrine ushqimore.


Periudha e vlefshmerise se Certifikates eshte 12/06 muaj, dhe varet nga rezultati i auditimit (siç tregohet nga standarti BRC).

Nder te paktat Ente ne gjendje te Auditojne dhe Certifikojne nen standartin BRC, te akredituar, eshte TÜV NORD GROUP.

Mund te na drejtoheni pa hezitim per me shume informacione.

※ GLOBALG.A.P. 

GLOBALG.A.P. CoC eshte Standarti qe identifikon statusin e produktit tuaj gjate gjithe procesit, nga ferma ne shitesin me pakice. Certifikimi sipas ketij standarti eshte nje shenje e dukshme e prodhimit te pergjegjshem, qe respekton ekologjine dhe mjedisin.

Standarti mbulon Bimet, Kafshet e fermave dhe Akuakulturen dhe njihet ne nivel ferme nga Iniciativa Globale e Sigurise Ushqimore (GFSI).

Kerkesat strikte per trajtimin dhe ndarjen e duhur te produkteve te çertifikuara dhe te pacertifikuara ne te gjitha nivelet e zinxhirit te furnizimit u japin konsumatoreve transparence dhe siguri.

​

Ky protokoll Certifikimi parashikon manaxhimin e kerkesave te tilla si:

  • Aspekte te mjedisit;

  • Produktin (pesticide, aspekte teknike, ujitje, mbrojtje te bimeve, menyren e vjeljes/mbledhjes, trajtimet pas mbledhjes/vjeljes);

  • Shendetin e kafsheve;

  • Shendeti dhe siguria e punonjesve dhe kushtet e punes;

  • Elemente te Manaxhimit te Kompanise;

 

TÜV NORD CERT ofron certifikim per GLOBALG.A.P. Standardi CoC per:

​

1- Frutat dhe perimet

2- Akuakultura.

​

GLOBALG.A.P. eshte i vetmi standard i akuakultures i njohur ne mbare boten ne nivel ferme nga Iniciativa Globale e Sigurise Ushqimore (GFSI).

※ GGN Label for GLOBALG.A.P. CoC

Kompanite qe punojne ne Paketim per konsumatore te ndryshem (paketuesit, perpunuesit dhe shperndaresit) mund te aplikojne per etiketen GGN sipas fazave me poshte:

 

·        Merrni certifikimin sipas GLOBALG.A.P. Standardi i Zinxhirit te Furnizimit (CoC).

·        Sigurohuni qe fermat nga e keni burimin te kene nje certifikate te vlefshme per Standardin e Integruar te Sigurimit te Fermes (IFA) dhe nje vleresim GRASP (GLOBALG.A.P. Vleresimi i Rrezikut mbi Praktiken Sociale) me rezultatin "plotesisht ne perputhje".

·        Sigurohuni qe furnitoret tuaj te kene certifikaten CoC dhe qe ju ua shisni shperndaresve te certifikuar nga CoC ose drejtperdrejt shitesve me pakice/bizneseve te orientuara nga konsumatori.

·        Aplikoni per licencen tuaj per Etiketen GGN nepermjet portalit GGN Label (www.ggn.org). Per ta bere, duhet te krijoni nje llogari ne faqen e internetit te GGN.

·        Krijoni profilin tuaj ne portalin GGN Label – udhezimet se si t'a beni kete, gjenden gjithashtu ne faqen e internetit te GGN.

  KONTAKT PER PREVENTIV, INFORMACION.

Kerkesa u dergua me sukses!

bottom of page