top of page

Acerca de

Siguria ne Pune TUV NORD Albania

   SIGURIA NE PUNE   

Siguria dhe Shendeti ne Pune

Punonjesit e sigurte dhe te motivuar jane nje faktor jetik per suksesin e biznesit dhe ne shume kompani sistemet e manaxhimit te shendetit dhe sigurise ne pune japin nje kontribut te madh ne shmangien e lendimeve dhe semundjeve profesionale. Sistemet si ISO 45001 ofrojne nje kornize per identifikimin e rreziqeve potenciale dhe ekzistuese per shendetin dhe sigurine ne vendin e punes, dhe promovojne mundesi per t'i minimizuar dhe eliminuar.

 

Kjo do te thote qe organizatat jo vetem qe demonstrojne ndjenje pergjegjesie, por mund te zvogelojne kostot duke patur nivele me te ulta aksidentesh dhe semundjesh profesionale.  Nderkohe, rritet  mireqenia e punonjesve duke demonstruar njekohesisht konformitet me rregulloret dhe legjislacionin.

 â€» ISO 45001:2018

ISO 45001 eshte nje standard nderkombetar qe specifikon kerkesat per Sistemin e Manaxhimit te Shendetit dhe Sigurise ne Pune (OHSAS),  dhe i  mundeson organizates/kompanise te permiresoje ne menyre pro-aktive performancen e saj ne parandalimin e lendimeve dhe semundjeve profesionale.

Ky Standart eshte menduar te implementohet nga cdo organizate, pavaresisht nga madhesia ose lloji, dhe mund te integrohet ne programe te tjera te shendetit, sigurise dhe mireqenies se punetoreve.

Te gjitha kerkesat, integrohen ne proceset e tjera te manaxhimit te nje organizate p.sh. ISO 9001 Manaxhimi i Cilesise, ISO 14001 Manaxhimi i Mjedisit dhe ISO 50001 Eficenca Energjitike, si dhe me Standarte te tjera.

​

ISO 45001 i mundeson nje organizate, nepermjet sistemit te saj te manaxhimit OHSAS, te integroje aspekte te tjera te shendetit dhe sigurise, te tilla si mireqenia/mbarevajtja e punetoreve; megjithate, duhet te theksohet se prioriteti i nje organizate/kompanie eshte te jete ne rregull me ligjet dhe rregulloret ne fuqi.

​​

Per cdo kerkese apo sqarim na kontaktoni.

  KONTAKT PER PREVENTIV, INFORMACION.

Kerkesa u dergua me sukses!

bottom of page