Modus sh.p.k. The Official Partner of TÜV NORD BG, in Albania
Telefononi ne +355 6920 31015
Acerca de
ENERGJIA
Sistemi i Manaxhimit te Energjise
├ISO 50001
├ISCC & ISCC PLUS & REDcert2
Ka shume arsye per t'i kushtuar vemendje efikasitetit energjetik te organizates/kompanise suaj. Nga pikepamja globale, ajo ndihmon ne reduktimin e nevojshem, urgjent, te emetimeve te gazrave serre; nga ajo legjislative, ndihmon konformitetin me ligjin (p.sh me ndryshimet e Ligjit Nr. 28/2021 ne LIGJIN NR. 124/2015) direktivat europiane dhe konventat boterore.
Lendet djegese te biomases, veçanerisht biokarburantet, po kerkohen gjithnje e me shume ne mbare boten. Ne te njejten kohe, peizazhet natyrore dhe diversiteti biologjik i ekosferes duhet te ruhen.
Standardet kryesore ne fushen e biokarburanteve te qendrueshme jane ISCC EU dhe REDcert2. Standardet ISCC-PLUS dhe REDcert2, aplikojne te njejtat parime dhe mund te zbatohen ne te gjitha fushat e tjera te ekonomise qarkulluese.
※ ISO 50001
​Per shkak te nevojes se madhe energjitike qe kane vendet ne zhvillim, (Kina, India, ...), te gjitha burimet, sado te vogla, te disponueshme te lendeve djegese fosile jane bere te cmuara dhe vlera e karburantit ka pesuar rritje.
Pervec kesaj, perdorimi i tyre krijon ndotje ne mjedis dhe efektin Serre.
Problemi i energjise eshte theksuar sidomos ne Industri duke qene nje konsumator i madh i saj.
​
Ne menyre qe te zvogelohen shpenzimet e energjise, por gjithashtu dhe per te mbrojtur mjedisin, permiresimi i vazhdueshem e Sistemit te Manaxhimit te Energjise eshte nje nga faktoret per zhvillimin e suksesshem te biznesit.
Ky eshte qellimi i ISO 50001:2018, i cili mbeshtet kompanite dhe organizatat e tjera ne zhvillimin e sistemeve dhe proceseve per te rritur efikasitetin e perdorimit te energjise.
​
Duke percaktuar dhe zbatuar sistemin e manaxhimit te energjise se organizates behet:
• Percaktimi i "Politikes Energjitike" dhe informimi tek punonjesit;
• Emerimi i Manaxhereve te Energjise/Perfaqesuesit e interesave te Kompanise per Energjine;
• Identifikimi dhe vleresimi i ndikimit ne fushat e rendesishme ne konsumin e energjise;
• Krijimi i nje databaze per monitorimin efikas te konsumit te energjise;
• Percaktimi dhe monitorimi i vazhdueshem i konsumit te energjise;
• Sistemi i Manaxhimit te Energjise (EnMS) i monitoruar dhe permiresuar vazhdimisht ne proceset thelbesore per percaktimin e konsumit te energjise;
• Vleresimi periodik (te pakten çdo vit) i efektivitetit te Sistemit te Manaxhimit te Energjise.
​
Kompanite e Certifikuara do te ulin kostot dhe permiresojne eficencen e manaxhimit te energjise.
Per me teper, duke optimizuar konsumin e energjise, reduktohen edhe emetimet e CO2, sikurse forcohet vetedija e punonjesve per rendesine e ruajtjes se mjedisit jetesor.
​
ISO 50001 e Certifikuar nga TÜV NORD ofron konfirmim te sigurt nga nje organ i pavarur, qe organizata ka zhvilluar nje sistem aktiv te manaxhimit te energjise dhe sherben si prove per aksioneret, manaxhimin, organizmat subvencionues, konsumatoret, bankat, kompanite e sigurimeve dhe institucionet, ne perdorimin efikas te energjise si nje objektiv serioz i kompanise/organizates.
​
Ne jemi te bindur se kjo eshte sfide dhe mundesi per kompanine tuaj per te shprehur nje vetedije te larte te nevojes per te ruajtur mjedisin, por mbi te gjitha per manaxhimin optimal te energjise.
Kompania e Certifikuar nga TÜV NORD eshte ne gjendje t'a provoje kete fakt tek palet e interesuara.
Nese keni nevoje per certifikim sipas standardit ISO 50001: 2018, ose keshilla, ndihuni te lire te na kontaktoni.
※ ISCC EU
Ne sfondin e ndryshimeve klimatike dhe dekarbonizimit, sistemet qe promovojne qendrueshmerine e lendeve te para te perdorura ne prodhimin dhe perpunimin industrial jane gjithnje e me te rendesishme. Per kete arsye, Bashkimi Evropian ka miratuar Direktiven RED I 2009/28/EC qe ne vitin 2011 dhe me tej Direktiven me shtrenguese, RED II 2018/2001.
Ligji Shqipetar i cili eshte ne aprovim e siper (2023) ve limitin 5% te permbajtjes se Biofuel ne Hidrokarbure. Deri ne 2025 limiti i permbajtjes se Biofuel, do te jete ne te pakten 10%. Deri ne 2030 limiti inferior do te jete, sikurse EU, 14% Biofuel ne hidrokarbure per transpor, dhe me permbajtje me te larte ne te gjitha hidrokarburet ne treg.
Certifikata per biomase te qendrueshme eshte nje instrument efektiv dhe i besueshem per te siguruar dhe deshmuar perputhjen me kerkesat e Direktives EU dhe Ligjet Shqipetare.
※ ISCC PLUS
ISCC PLUS eshte skeme e vendosur nga ISCC (International Sustainability & Carbon Certification), dhe mbulon ushqimin per njerez / kafshe dhe aplikimet per produkte teknike e kimike.
Certifikimi ISCC-PLUS dhe REDcert2 bejne te mundur plotesimin e kerkesave per qendrueshmeri mjedisore. Lendet e para dhe produktet me certifikim te qendrueshmerise mund te arrijne cmime me te larta ne treg.
Standardet garantojne qendrueshmeri mjedisore ne industrine e plastikes dhe industrite kimike e teknike.
Certifikimi identifikon kompanine si pararoje ne kete sektor duke i dhene prestigj, pasi sipas komunikimeve te BE-se mbi temen e plastikes, pasi ky certifikim do te jete i detyrueshem ne te ardhmen. Kjo mund te perdoret ne te gjithe boten per te deshmuar perdorimin e qendrueshem te biomases dhe/ose riciklimit nga mbetjet e paketimit ne industrine kimike dhe gjithashtu ne sektoret e ndryshem industrial.
Zevendesimi i lendeve te para me baze fosile ndihmon ne mbrojtjen e mjedisit dhe ne eficencen energjitike.
ISCC PLUS gjithashtu konsideron qendrueshmerine mjedisore ne te gjitha fazat e zinxhireve te furnizimit dhe prodhimit ne industrite ushqimore.