top of page

Acerca de

Testim Saldime dhe Saldatore nga TUV NORD Albania

   TESTIME   

├ SALDIME

※ Testimi i Saldatoreve

Per prodhuesit e strukturave te salduara te çelikut dhe eneve nen presion, binareve dhe teknologjive mbrojtese, ekspertiza e personelit(saldatoreve) qe punon ne to ka nje rendesi vendimtare.
Me nje certifikim te njohur TÜV NORD, operacionet e saldimit, ne perputhje me detyrimet, mund te dokumentojne dhe komunikojne aftesite e punonjesve te tyre. Ky eshte nje faktor i rendesishem per te bindur klientet kerkues dhe per te permbushur rregullat e rrepta.
Kualifikimi i punonjesve ne fushen e saldimit do te kryhet nga inspektoret ne TÜV NORD si “organ i notifikuar” ne perputhje me te gjitha rregullat dhe rregulloret aktuale.
 
Kjo do te thote qe ju mund te jeni plotesisht te sigurt per ekspertizen dhe pershtatshmerine e saldatoreve, testuesve dhe operatoreve te sistemit tuaj. TÜV NORD duke zgjedhur te jete testues i saldatoreve dhe strukturave metalike, ka zgjedhur ne baze te EN ISO/IEC 17065 and EN ISO/IEC 17020 te mos bejne trajnime per subjektet qe testojne.
Nje procedure e tille, per konfliktin e interesit qe perfaqeson, do te prekte integritetin dhe objektivitetin e certifikimit.

 

Testojme saldatoret ne Metal (te gjitha metodologjite) dhe ne Plastike.

 

- Metal ISO 9606 -(1-5) per Celikun, Bakrin, metalet e tjera dhe lidhjet e tyre.

- PE Standarti EN 13067:2020

Jemi te akredituar te testojme dhe leshojme certifikata te EU.

​

※ Proceset e Saldimit

Kualifikimet e procesit te saldimit

Ndertimi ne çelik nga kompani te specializuara lejon krijimin e strukturave per ndertesa, salla, çati, ura, vinça etj.

Per kompanite qe kryejne keto detyra komplekse, krahas kualifikimeve te kerkuara te prodhuesit sipas EN 1090, dokumentacioni ligjerisht i kerkuar eshte fluksi  proceseve, i cili eshte gjithashtu i nje rendesie te madhe.

E njejta gje vlen edhe per prodhuesit e pajisjeve nen presion sipas Direktives per Pajisjet nen Presion (2014/68 BE), furnizuesit dhe prodhuesit e produkteve hekurudhore dhe strukturave mbrojtese (EN 15085 dhe DIN 2303).

​

Certifikojme procesin e saldimit WPQR, WPS per kompanite e interesuara ne keto procedura. Te gjitha certifikimet jane te ofruara me akreditimet EU te vlefshme kudo.

Me nje konfirmim neutral dhe te njohur nga TÜV NORD, operacionet e saldimit jane ne duar te sigurta. Kualifikimi i procesit per bashkimin e proceseve WPQR (Regjistri i kualifikimit te procedures se saldimit), i krijuar ne bashkepunim me laboratore te njohur te testimit te materialeve, mbron dokumentacionin e leshuar. Keto procese te ndarjes dhe bashkimit mund te certifikohen sipas kerkesave dhe rregulloreve gjermane, evropiane dhe nderkombetare.

 

TÜV NORD ka akreditimin e kerkuar per te kualifikuar proceset tuaja. Per me teper, pervoja jone mbi 100 vjeçare na lejon te ofrojme sherbime te vazhdueshme per te gjitha detyrat qe lidhen me saldimin, duke na bere nje subjekt kompetent per te gjitha pyetjet ne lidhje me çeshtjet e rregulloreve, standartet dhe direktivat .

Per inspektime te tjera te cilat nuk gjenden ne listen tone si me siper, lutemi na kontaktoni!

※ Struktura te salduara

Struktura te besueshme fale kualifikimeve te dokumentuara te prodhuesit.

Strukturat e salduara i nenshtrohen, si rregull, Direktivave Evropiane dhe Standardeve Nderkombetare.

Per shembull, Direktiva Evropiane e Produkteve te Ndertimit (CPR 305/2011 BE) kerkon, nepermjet EN 1090-1, qe produktet e ndertimit me etikete CE te mund te sillen ne treg vetem nga kompani qe jane inspektuar dhe certifikuar nga nje organ i notifikuar si p.sh. TÜV NORD.

Standardet nuk jane te njejta per çdo kompani:

- ne varesi te llojit te struktures qe do te saldohet,

- shkalles se demtimit,

- materialit te perdorur dhe

- kritereve te tjera,

perdoren kater klasa ekzekutimi (EXC 1 deri EXC 4).

​

Ne saldimin e mjeteve hekurudhore dhe perberesve te tyre sipas EN 15085, standardi i ndan prodhuesit dhe pjeset qe ata bashkojne ne tre nivele, CL1 deri ne CL3, ne varesi te funksionit te sigurise se pjeses se salduar.

Kerkesat e cilesise per prodhuesit dhe mirembajtesit e produkteve mbrojtese ndahen nga DIN 2303 ne klasat e cilesise Q1 – Q4.

Kjo nga ana tjeter varet nga klasat e komponenteve BK1 ne BK4.

Kualifikimi i prodhuesit ne fushat qe rregullohen nga Direktiva e Pajisjeve nen Presion (2014/68 BE), duke marre parasysh serite standarde EN 13445 dhe

EN 13480 gjithashtu demonstrojne se produktet kane dale nga fabrika ne cilesi dhe gjendje te sigurte.

 

Baza per kete dhe standardet e tjera te produktit eshte EN ISO 3834. Ne kete "norme te nivelit te larte", pershkruhen kerkesat e cilesise per saldimin me shkrirje te materialeve metalike.

TÜV NORD ka te gjithe akreditimin e nevojshem per te kryer kualifikimin e prodhuesit ne fushat e mesiperme. Certifikata TÜV NORD gezon njohje mbare boterore dhe do t'ju ndihmoje te fitoni kliente te rinj.

  KONTAKT PER PREVENTIV, INFORMACION.

Kerkesa u dergua me sukses!

bottom of page