top of page

Acerca de

Manaxhimi i Cilesise TUV NORD Albania

   MANAXHIMI I CILESISE   

ISO 9001 Baza e organizimit

Si ne nivel kombetar ashtu edhe nderkombetar, nje Sistem i Manaxhimit te Cilesise ne perputhje me ISO 9001 konsiderohet baza ideale per kompanite moderne te te gjitha madhesive dhe ne te gjithe sektoret qe duan te demonstrojne aftesite e tyre te manaxhimit.

ISO 9001:2015

Download Area
Factsheet ISO 9001.pdf

Ne boten e sipermarrjes dhe marketingut global konsiderohet se ka tre gjera te rendesishme per te fituar tregun dhe besimin e klienteve.

Keto jane Cilesia, Kushtet e Ofertes dhe Cmimet.

Ne pergjithesi, Cilesia nenkuptohet (zakonisht per te nuk flitet); per Kohen e dorezimit bihet dakord ne kontrate; dhe po keshtu edhe per Cmimin.

Ky pikeveshtrim prej disa kohesh nuk eshte i perditesuar. Ne fund te fundit, pas marreveshjes se perpiluar, kur eshte rene dakord per Cmimin dhe per kohen e dorezimit, i vetmi variabel mbetet kenaqesia apo pakenaqesia per Cilesine e produktit/Sherbimit.

Ne perpjekje per t’ju pergjigjur kerkesave gjithmone e me insistuese  per “Sigurine ne Cilesi” dolen Standartet ISO 9001 dhe kerkesat per  zbatimin e kritereve te ketij standarti ne kompani me aktivitete te ndryshme.

Interpretimi nderkombetar per Cilesine e Produktit eshte se: nuk mund te ekzistoje Cilesia e Produktit/Sherbimit pa Cilesine e Manaxhimit.

 

Standarti Nderkombetar i Cilesise se Manaxhimit eshte ISO 9001.
Certifikata e ISO 9001 e leshuar nga institucione te pavarura te akredituara nepermjet aktivitetit te kontrollit per konformitet me standartin, deshmon se Organizata/Kompania ploteson kerkesat e tij.

Kjo Certifikate  eshte tregues se Kompania i kushton vemendje te vecante cilesise se produkteve dhe/ose sherbimeve te saj. Certifikimi i manaxhimit nuk ka asnje kufizim ne lloj apo permasa per kompanine apo organizaten. Mund te certifikohen aktivitete prodhuese, industria e rende dhe e lehte, spitale, shkolla, universitete, institute studimi, zyra sherbimi, organizata, etj. 

Te gjithe ata qe jane Certifikuar, konfirmojne faktin se pervec rritjes se ndergjegjesimit per organizimin dhe permiresimin e imazhit ne treg, eshte rritur efikasiteti ne shpenzimet e brendshme, organizimi dhe sherbimi kundrejt klientit.
Certifikata pas perfundimit me sukses te auditimit nga TÜV NORD GROUP eshte e akredituar nga DAkkS, ne GJERMANI.

Nese aktualisht keni nje Certifikim 9001, mund t'ju mbeshtesim te kaloni ne Certifikimin ISO 9001:2015 me Entin e Certifikimit Nderkombetar TÜV NORD.

Do te perfitoni ne cilesi dhe prestigj!

Nese korrektesa, objektiviteti, vazhdimesia, Emri dhe Prestigji i Kompanise suaj, jane te rendesishme per ju, atehere na kontaktoni.

  KONTAKT PER PREVENTIV, INFORMACION.

Kerkesa u dergua me sukses!

bottom of page