Modus sh.p.k. The Official Partner of TÜV NORD BG, in Albania
Telefononi ne +355 6920 31015
Acerca de
TE TJERA / AUTOMOTIVE
AUTOMOTIVE
├ IATF 16949
├ TISAX
├ ISO 39001
├ Hekurudha
Jemi nje nga Global Big Player me te medhenj ne fushen e certifikimeve dhe vecanerisht ne Sektorin Automotive. Jemi te akredituar ne standardet specifike të sektorit të zhvilluara për sistemet e menaxhimit në industrinë e automobilave, hekurudhave dhe hapësirës ajrore.
Prej shume vitesh , përmbushja e këtyre standardeve ka qenë një kërkesë thelbësore për furnizuesit e nivelit të parë për prodhuesit e automjeteve rrugore dhe hekurudhore, dhe ata tani priten gjithnjë e më shumë nga furnizuesit e tyre nga ana tjetër.
​
Ofrojme Certifikime qe njohen ne te gjithe boten, dhe garantojme avantazhe konkurruese afatgjata dhe te qendrueshme, brenda një tregu në rritje.
Nese certifikimi qe ju kane kerkuar nuk eshte permendur ne kete web site, lutem na kontaktoni!
Download Area
↘ Factsheet ISO 39001.pdf
↘ Factsheet IRIS-Hekurudha.pdf
↘ Factsheet IATF 16949.pdf
↘ Factsheet TISAX Eng.pdf
※ IATF 16949
Standardi i cilesise per furnitoret ne industrine e automotive.
Certifikimi sipas Standardit te Cilesise IATF 16949 eshte vertet i domosdoshem per furnitoret brenda Sektorit te Automobilave.
IATF 16949, njihet ne te gjithe boten dhe eshte parakushti jetik per te furnizuar prodhuesit e automobilave, ku nje certifikim sipas IATF 16949 eshte pergjithesisht i detyrueshem per te mbajtur nje marredhenie biznesi ne kete sektor.
Rritja e presioneve te kostos nenkupton gjithashtu qe kompanite duhet te zhvillojne e zbatojne procese efikase dhe te afta ne te gjitha fushat.
Sigurohuni qe te permbushni kerkesat e cilesise ne zinxhirin e furnizimit te industrise se automobilave me certifikimin e sistemit tuaj te manaxhimit te cilesise sipas IATF 16949, duke forcuar ne te njejten kohe pozicionin tuaj ne treg.
Fokusi i standardit eshte ne permiresimin e vazhdueshem te sistemit, procesit dhe te cilesise se produktit te organizatave ne fushat e zhvillimit dhe prodhimit. Proceset e zhvillimit dhe prodhimit konsiderohen brenda ketij konteksti, me theks te veçante ne parandalimin e defekteve permes nje mentaliteti te bazuar ne rrezik dhe proces.
TÜV NORD eshte Kompania Leader ne Certifikimet ne Sektorin e Automobilave. Per me shume na kontaktoni.
※ TISAX
TISAX® eshte nje Standard per vleresimin e Sistemeve te Sigurise se informacionit te kompanive ne sektorin automotive.
Ai synon mbrojtjen dhe integritetin e te dhenave, si dhe disponueshmerine si ne procesin e prodhimit te automobilave ashtu edhe gjate funksionimit te automjetit.
Pas TISAX® qendron nje Sistem i Manaxhimit te Sigurise se Informacionit (ISMS) i ngjashem me ate te percaktuar nga Standardi Nderkombetar ISO 27001.
Bazuar ne kete standard, Shoqata Gjermane e Industrise se Automjeteve (VDA) ka zhvilluar nje grup katalogjesh te kerkesave (ISA) sipas nevojave specifike te industrise automotive.
Efektiviteti i nje ISMS mund te demonstrohet duke kaluar me sukses nje vleresim te pavarur, nga nje partner i autorizuar, per shembull TÜV NORD.
Nese po, ENX*, organizata qe administron dhe manaxhon programin TISAX®, leshon nje etikete TISAX® ne platformen e saj online.
※ ISO 39001
ÇFARE PERCAKTON STANDARDI ISO 39001?
​
ISO 39001 Sistemit te Manaxhimit per Sigurine e Trafikut Rrugor (RTS- Road Traffic Safety), i publikuar nga Organizata Nderkombetare per Standardizim (ISO) ne vitin 2012. Standardi ofron nje mjet per te ndihmuar organizatat te reduktojne, dhe perfundimisht te eliminojne, incidencen dhe rrezikun me vdekje e lendime te renda ne lidhje me aksidentet ne trafikun rrugor. Ky fokus mund te rezultoje ne nje perdorim me kosto-efektiv te sistemit te trafikut rrugor.
Sistemi i Manaxhimit te Sigurise se Trafikut Rrugor ISO 39001 eshte i zbatueshem per organizatat publike dhe private qe nderveprojne me sistemin e trafikut rrugor. Mund te perdoret nga palet e brendshme dhe te jashtme, duke perfshire organet e certifikimit, per te vleresuar aftesine e organizates per te permbushur kerkesat e punes ne trafikun rrugor. Pervoja ne te gjithe boten ka treguar se reduktime te medha te vdekjeve dhe lendimeve te renda mund te arrihen nepermjet adoptimit te nje perqasjeje te Sistemit te Sigurise per Sigurine e Trafikut Rrugor. Kjo perfshin nje fokus te qarte ne rezultatet e RTS dhe veprimet qe pershkruhen ne Certifikate, te mbeshtetura nga kapacitetet e duhura te Manaxhimit Organizativ.
ISO 39001 identifikon elemente te praktikes se mire te manaxhimit te RTS qe do t'u mundesoje organizatave te arrijne rezultatet e deshiruara te sigurise. Ajo tregon se ka nje sistem manaxhimi te cilesise per mberritjen e cilesise se premtuar dhe permiresimin e vazhdueshem.
※ HEKURUDHA
Ne po hartojme gjurmen per hekurudhen e se ardhmes.
Kjo do te thote levizshmeri largpamese, e cila eshte Environmental Friendly.
TÜV NORD siguron siguri dhe efikasitet ne te gjitha fushat e sistemeve dhe te teknologjise hekurudhore.
Ne kemi ofruar mbeshtetje per operatoret dhe industrine hekurudhore per dekada tashme.
Perdorim njekohesisht pervojen tone te fituar nga fusha te tjera te industrise.
Ekspertet tane mund te ndihmojne ne ofrimin e infrastrukturave levizese te sigurta dhe Environmental Friendly. Qofte certifikimet ne transportin e pasagjereve apo mallrave qofte ekspertet dhe qendrat e testimit,
Pikeveshtrimi yne eshte nderkombetar, ne çdo aspekt. Fushat tona te aplikimit jane te orientuara drejt kerkesave te vendosura nga autoritetet vendase dhe te huaja te sigurise dhe nga Direktivat Evropiane per Hekurudhat.
Sherbimet tona shtrihen ne:
-
Infrastruktura
-
Sinjalistike
-
Homologim
-
Trajnim
-
Inspektim
-
Mjete levizese