Modus sh.p.k. The Official Partner of TÜV NORD BG, in Albania
Telefononi ne +355 6920 31015
Acerca de
TE TJERA / PEST CONTROL
PEST CONTROL
Certifikim per Kompanite e Dezinfektimit DDD
Siguria e ushqimit ne ruajtje, prodhim, shitje me pakice dhe sherbime ushqimore varet nga shume pika parakushte PRP.
Manaxhimi i kontrollit te demtuesve eshte padyshim nje prej tyre. Shumellojshmeria e demtuesve qe kompanite e lidhura me ushqimin duhet te monitorojne e kontrollojne, eshte e madhe.
Keto programe jane nje pjese e rendesishme e HACCP dhe e programeve te certifikimit te sigurise ushqimore te audituara çdo vit.
Suksesi i manaxhimit te kontrollit te demtuesve varet shume nga cilesia dhe njohurite e teknikeve te sherbimit te manaxhimit te demtuesve Ky certifikim do te ndihmoje ne ofrimin e nje sasie te madhe informacioni ne mirembajtjen e kurtheve te brejtesve; mbledhjen e te dhenave e inspektimet; sistemet e monitorimit; zgjidhjen e problemeve dhe teknikat e tymosjes per produktet bujqesore.
TÜV NORD CERT eshte e akredituar per te certifikuar ne Standartin EN 16636 kompanite e dezinfektimit, deratizimit (DDD) per pest control.
Çfarë është standardi [EN] 16636?
Ky standard europian specifikon kërkesat, rekomandimet dhe kompetencat bazë sipas të cilave kompanitë e shërbimit të manaxhimit të dëmtuesve duhet të operojnë për të përmbushur nevojat e klientëve të tyre, qofshin ato kompani private, autoritete publike apo publiku i gjerë.
EN 16636 siguron që industria të njihet me një pikeveshtrim të përgjegjshem ndaj manaxhimit të dëmtuesve në të gjitha vendet e Bashkimit Europian dhe EFTA.
Standardi krijon ndërgjegjësim për vlerën që përfaqëson industria e manaxhimit të dëmtuesve përmes ruajtjes së shëndetit dhe higjienës. Nisma kontribuon në kontrollin e përdorimit joprofesional dhe në këtë mënyrë ofron mbështetje të rëndësishme për produktet që janë të domosdoshme për të mbrojtur publikun, ndërtesat dhe bizneset, por që megjithatë janë nën presionin e masave kufizuese ose çregjistruese.
Qëllimi i Certifikimit është të veprojë si një standard i kesaj industrie dhe garanci për praktikat profesionale të manaxhimit të dëmtuesve, duke kërkuar njëkohësisht standardet më të larta në shëndetin dhe higjienën publike.