Modus sh.p.k. The Official Partner of TÜV NORD BG, in Albania
Telefononi ne +355 6920 31015
Kush jemi
FILOZOFIA E
TÜV NORD
Partneri zyrtar i TÜV NORD BG ne Shqiperi eshte kompania MODUS sh.p.k. Duke qene tashme zyrtarisht International Location e TÜV NORD, kompania ka per aktivitet oferten dhe implementimin ne menyre skrupoloze te sherbimeve TÜV NORD ne Shqiperi. Sherbimet e ofruara mbulojne fushen e Certifikimeve, Testimeve dhe Trajnimeve.
Punojme nen akreditimin gjerman DAkkS. Akreditimet e ofruara jane te njohura ne Shqiperi, ne kuadrin e Marreveshjeve MLA (Multilateral Agreement) ku edhe Shqiperia aderon me Drejtorine e Akreditimit DA.
Akreditimi Shteteror Gjerman DAkkS eshte shume prestigjioz dhe i njohur e pranuar ne mbare boten.
Ne shume sektore bashkeveprojme me Eksperte Nderkombetare dhe Laboratoret e TÜV NORD GROUP ne gjithe rajonin, te cilet kane eksperiencen dhe sigurine e duhur per te ofruar sherbimin e kerkuar nga Kompanite Shqiptare.
Çdo dite, shume njerez ne mbare boten mbeshteten ne sigurine e sherbimeve TÜV NORD, nje pergjegjesi e madhe e ankoruar fort ne frymen e gjithe grupit TÜV NORD.
Ne fusha te ndryshme, TÜV NORD duhet te demonstroje vazhdimisht aftesite per te shoqeruar klientet ne te ardhmen, ne nje menyre te sigurt.
Nje filozofi e forte, sikurse shprehur nga znj. Iris MaaB, International Marketing Manager "Certifikimet tona nuk jane thjesht nje simbol sigurie por njekohesisht edhe nje angazhim per ekselence globale. Per te forcuar besimin dhe krijuar mundesi rritjeje per bizneset ne nje shkalle nderkombetare, eshte ajo per cfare ne kujdesemi cdo dite te vetme."
Kjo kerkon jo vetem qe vlerat te shprehen ne leter, por qe ato te jene te pranishme çdo dite dhe ne te gjitha aktivitetet, sebashku me pavaresine, objektivitetin, neutralitetin dhe integritetin, qe jane baza e tradites dhe suksesit te brendshem e te jashtem te kompanise TÜV NORD.