Plotesoni formularin me poshte:
PREVENTIV, PYETJE, INFORMACION,

Te dhenat tuaja u derguan me sukses!

MODUS SH.P.K.

Partneri i TUV NORD ne Shqiperi eshte kompania MODUS sh.p.k., themeluar ne Qershor 2008. Aktiviteti yne qendron ne ofrimin e gjithe sherbimeve te TUV NORD ne Shqiperi, ne fushen e Certifikimeve, Testimeve dhe Trajnimeve.

 

Grupi yne i punes ofron suport ne auditime dhe inspektime per Certifikim.

 

Cdo kompani ne te gjitha llojet e aktivitetit mund te prenotoje VIZITE GRATIS nga partneri i TUV NORD ne Shqiperi. Deshira jone eshte te ndajme me ju keshilla + rekomandime per standartin me te pershtatshem per Certifikimin tuaj. Prej 2013 mundohemi te sjellim te rejat me te fundit ne fushen e testimeve dhe certifikimeve permes publikimeve periodike. Ju ftojme te na kontaktoni lirisht edhe ne Facebook per cdo pyetje apo paqartesi. 

Mos hezitoni! 

 TUV NORD

TUV NORD ne Shqiperi operon nen drejtimin e TUV NORD Bulgaria, e cila eshte  ne 100% pronesi e

TÜV NORD ne Gjermani.

TUV NORD Bulgaria - TÜV NORD GROUP leshon Certifikata te Akredituara DAkkS.

(die Nationale Akkreditierungsstelle der Bundesrepublik Deutschland), te cilat jane te njohura ne te gjithe boten sepse jane te emetuara sipas rregullave dhe procedurave te uniformuara ne nivel nderkombetar, te barazvlefshme me ato te leshuara nga organizmat e akredituara anetare te tjera te IAF.

TÜV NORD eshte i Akredituar per te gjithe sektoret EA.

Certifikata qe ju merrni eshte e njejte sikurse te kaloni auditimin drejtperdrejt me TUV NORD Gjermani.

Auditimi behet me ekspertet me te mire lokale dhe nderkombetare.

Nuk jane vetem aftesite individuale te nje kompanie qe vendosin per suksesin e saj. Vullneti dhe aftesia per te levizur ne menyre te shpejte dhe fleksibel ne kushtet e reja te tregut, sikurse dhe kerkesat e papritura nga ana e Klientit, luajne nje rol vital. Sistemi ka te beje me menyren si ju organizoni punen, veprimtarine dhe prodhimin.

Certifikimi i Sistemit eshte nje hap thelbesor per sigurimin e cilesise ne performancen e kompanise.

Mund te testojme dhe certifikojme:

- ISO 9001  (Organizimi)

- ISO 45001  (Siguria dhe Shendeti ne Pune)

- ISO 45005 (Guideline per Sigurine ne Pune gjate Pandemise Covid-19.

- SA 8000, BSCI, SMETA Sedex  (Pergjegjesia Sociale)

- ISO 27001  (Siguria Informatike)

- ISO 20000 (Cilesia e Sherbimit IT)

- ISO 20121 (Manaxhimi i Eventit)

- ISO 22301 (Manaxhimi i Vazhdimesise se Biznesit)

- ISO 37001 (Certifikimi Anti-Korrupsion)

 

Duke patur parasysh problematikat qe n’a lindin kur kompanite n’a kerkojne certifikimin ne standarte te larta ushqimore (shume here per export ne rrjetet e supermarketeve nderkombetare) si p.sh.:

  • IFS – International Food Standard

  • BRC- British Retail Consortium

  • FSSC 22000 - Food Safety System Certification 22000

  • ISO 22000 - International Standard for Organization

nderkohe qe kane marre me qera/kane ndertuar  nje strukture ne te cilen eshte shume e veshtire te nderhyhet me vone, po shkruajme sa me poshte:

UDHEZUES PER PROJEKTIMIN DHE PAJISJEN E STRUKTURAVE TE PRODHIMIT USHQIMOR

 

Ndryshimet ne tregun e ushqimit si rezultat i globalizimit, llojshmerise dhe zakoneve te reja te ushqyerjes; sebashku me rritjen e vazhdueshme te kerkesave te konsumatorit, e drejtuar nga te gjithe pjesemarresit ne standartet e zinxhirit te ushqimit, imponon rritjen e Sigurise dhe Cilesise Ushqimore.

Vleresimi i shkalles se permbushjes se standarteve nga Organizmi i Pavarur i Akredituar, eshte metoda e vetme e njohur qe kontrollon Perputhshmerine me Kerkesat e Standartit.

Certifikimi i Kompanise i deshmon konsumatorit  sigurine e perpjekjes se organizates ne permbushjen e  standarteve:

 

- HACCP   (Pika Kritike te Kontrollit)

- ISO 22000   (Siguria Ushqimore)

- IFS   (Standarti Kontinental i Sigurise Ushqimore)

- FSSC 22000   (ISO 22000 per Supermarkete)

- GlobalGAP   (Origjina dhe Proceset i Produktit)

- BRC   (Standarti Britanik Nderkombetar i Ushqimit)

Sot ka mbi 23 Direktiva Europiane te cilat mbulojne shumicen e produkteve te futura ne Tregun Europian si: produktet elektroshtepiake, instrumentat mjekesore, lojrat, makinat, aparaturat elektronike, pajisjet radiofonike, produktet per ndertim, sistemet per trenat e shpejtesise se larte, aviacionit, etj. etj.

Sejcila nga keto direktiva parashikon vleresimin e konformitetit te produktit per t'i futur keto te fundit brenda Tregut te Perbashket ne BE.

Mund te testojme dhe certifikojme:

- Marka CE   (Konform BE)

- Normat EUROCODE   (Testim Produkti per BE)

- Marka GS  (Siguria e Produktit Elektrik)

- Marka Bauart   (Siguria e Produktit Mekanik)

- Fire Safe   (Testim anti-Zjarr)

Ne boten e sotme kur kujdesi per mjedisin merr nje vend primar, ne manaxhimin aktual te Kompanise duhet te perfshihen aspekte mjedisore si percaktues kyç ne cilesine e zhvillimit te saj.
Standartet flasin per kerkesat qe duhet te plotesoje Kompania ne lidhje me Sistemin e Manaxhimit te Mjedisit. Pervoja ne aplikimin e Sistemeve te Manaxhimit Mjedisor, konfirmon se baza e idese se mbrojtjes se mjedisit eshte nje kuader i shkelqyer per Zhvillim Inovativ; Parandalim Ndotjeje; dhe Mbrojtje te Burimeve Natyrore. Ai siguron nje kornize per nje pikepamje te strukturuar dhe sistematike per manaxhimin e nderveprimeve midis Organizates - Kompanise - Mjedisit:

 

- ISO 14001   (Standart per Manaxhimin e Mjedisit)

- ISO 14065   (Standart per Gazet Serre)

- FSC - CoC   (Keshilli per Mbikqyrjen e Pyjeve)

- PEFC   (Miratimi i Skemave te Certifikimit te Pyjeve)

- GMP   (Praktikat e Mira te Prodhimit)

- Dir. 2002/91/EC (Performanca Energjise Ndertesave)

 

ORARI & ADRESA
Adresa

Rruga 'Gogonushi', 18, Nd. 23

Tirana 1005, Albania

 

KONTAKT

Tel.: 00355 445 31015   

Mob.: 00355 (0)69 2031 015  

EMAIL: epazaj@tuv-nord.com

Orari

e Hene - e Premte

9:30 - 18:30

 

e Shtune

10:00 - 14:00 pm

 

Takimet e Mbyllura ndiqen pa orar.

TUV NORD, ne menyre periodike shperndan publikime te cilat ne pak fjale shpjegojne konkretisht standartet nderkombetare.

Per te marre rregullisht publikimet, lutemi mbushni formen e kontaktit me lart, ose klikoni ikonen me siper.

Ne 23 Shtator eshte leshuar versioni 2015 i  Normes ISO 9001. Ne kemi bere nje GUIDE PRAKTIKE  ne Shqip per te kaluar nga versioni 2008 ne ate 2015.

Nje perditesim i ri ka ndodhur edhe ne Standartin 14001 i cili nga ISO 14001-2004, ka kaluar ne versionin e ri ISO 14001-2015.

Ne 2018, nje tjeter perditesim ne standarte i dha fund certifikimit BS OHSAS 18001 duke kaluar perfundimisht ne ISO 45001. Kujdes!!! Kerkoni kodet e duhura.

Mund te shkarkoni GUIDE PRAKTIKE per me shume info, ose te shikoni publikimet tona periodike ne rrjetet sociale dhe faqe.

TÜV NORD eshte i autorizuar per te kryer aktivitetet e meposhtme profesionale per garantimin e Sigurise dhe Cilesise ne te gjitha sferat e jetes, te prekura nga industria dhe tregtia:

Mund te kryejme:

 

- Inspektime Teknike Mjedisi

(Emetime Gazi, Shkarkime, Ndotje, etj.)

- Inspektime Ndertimi (Ndertesa, Qendra Tregtare, Projekte, etj.)

- Inspektime dhe Kolaudime Ndertesash

(Akti Nderkombetar i Ndertimit per leje ne BE)

- Inspektime Strukturash Mekanike

- Inspektime Strukturash Metalike

- Inspektime te Sherbimeve te Navigacionit Ajror

(Air Navigation Services - EC Nr. 550/2004)

Per shkak te nevojes se madhe energjitike qe kane vendet ne zhvillim (Kina, India,...), te gjitha burimet, sado te vogla, te disponueshme, te lendeve djegese fosile sikurse dhe cmimet e karburantit kane pesuar rritje.

Vec kesaj, perdorimi i tyre krijon ndotje ne mjedis dhe efektin Serre.

 

Perdorimi i lendeve fosile me efikasitet eshte e njohur si nje problem i nje rendesie te madhe ne bote, ne vitet e fundit. Problemi i Energjisë eshte i theksuar sidomos ne Industri, i cili eshte edhe konsumatori me i madh i saj:

Mund te testojme dhe certifikojme:

 

- ISO 50001:2018

Enet nen Presion si pasoje e karakteristikave shume te vecanta qe gezojne dhe rendesise delikate qe mbartin, kane nevoje per testime te thelluara perpara dhe gjate perdorimit, te ndjekura nga Ente te Specializuara te Pavaruara te Akredituara.

TUV NORD eshte ne gjendje te ndjeke testimet specifike dhe te vertetoje rezultatet e testimit ne leshimin e Certifikates perkatese.

Bazohemi ne norma e direktiva Europiane dhe Nderkombetare, duke respektuar njekohesisht rregullat dhe normat Shteterore lokale:

Mund te testojme dhe certifikojme:

 

- Direktiva  2010/35/EU "T-PED"

- ECE-R110

- Pajisje te Transportueshme nen Presion 97/23/EC, 99/36/EC, 2010/35/EC, 87/404/EEC ose 2009/105 /EC dhe te etiketuar CE.

Testimi i Aktivitetit te Procedurave te Saldimit eshte percaktuar ne nje seri te Standardeve EN 15614 dhe ASME sec. IX.

Nje nga aktivitetet themelore te Departamentit tone te Inspektimit Teknik te Certifikimit te Produkteve TUV NORD, eshte Testimi i Personelit per Saldim sipas urdhereses per pajisjet nen presion OG 135/05.
Vertetimi i Aktivitetit te Saldatoreve percaktohet permes Standarteve te tilla si EN 287-1, EN 9606-

2/04/03, EN 1418, ASME sec. IX:

Mund te testojme dhe certifikojme:

- Certifikim / Testim Individual per Saldatore, per te gjitha materialet dhe ne te gjitha kushtet e punes: nen uje, ne lartesi, etj.

- Certifikim / Testim te Saldimeve dhe Strukturave

  Metalike, Plastike, Baker, Alumin, Tunxh e lidhje te tjera metalesh.

- Certifikim / Testim te Saldimeve per Enet nen

  Presion

Trajnimet Profesionale te ofruara nga

TUV NORD, jane te hapura per publikun profesional te angazhuar ne Kompani apo Zyra e Ndermarrje te Certifikuara nen Sistemet ISO.

Mirepresim gjithashtu, te gjitha kerkesat e prezantuara nga kompani te interesuara per te formuar, perditesuar, kualifikuar dhe testuar personelin e tyre.

Partneri i TUV NORD ne Shqiperi ofron shume tematika trajnimi.

DOWNLOAD

MATERIALE

linkedin-logo-icon-65542.png