Acerca de

Certifikime Konformiteti per Eksport nga TUV NORD Albania

   TE TJERA / EKSPORTE   

CERTIFIKIME KONFORMITETI PER EKSPORT

SASO

RUSSIA CONFORMITY

Jemi nga me te medhenjte ne fushen e certifikimeve. Jemi te akredituar ne standardet specifike të sektorit të zhvilluara për sistemet e manaxhimit në te gjitha industrite kryesore.

Ofrojme Certifikime qe njihen ne te gjithe boten dhe garantojme avantazhe konkurruese afatgjata dhe te qendrueshme, brenda një tregu në rritje.

Nese certifikimi qe ju kane kerkuar nuk eshte permendur ne kete website, lutemi te na kontaktoni!

SASO

Organizata Saudite e Standardeve, Metrologjise dhe Cilesise (SASO) mbikqyr Programin Saudit te Sigurise se Produkteve "SALEEM".

Sipas kesaj skeme, SASO ka zbatuar SABER, nje platforme elektronike per vleresimin e konformitetit per te manaxhuar certifikatat e produktit dhe te dergeses.

Certifikata e produktit do te merret per mallrat qe jane nen Rregulloret Teknike SASO, d.m.th. produktet e rregulluara, dhe nje vetedeklarim per mallrat e parregulluara. Certifikata e dergeses do te merret per te gjitha produktet me apo pa rregullore teknike qe levizin ne Mbreterine e Arabise Saudite.

TÜV NORD mund te leshoje Certifikaten e Konformitetit te Produktit e cila perfshin nje proces certifikimi me dy faza per te eksportuar produkte ne Mbreterine e Arabise Saudite.

Dy jane llojet e Certifikatave SASO:

a- Certifikata e Konformitetit te Produktit (PCOC) e cila do te merret per te gjitha Produktet e Rregulluara sipas Rregulloreve Teknike SASO dhe eshte e vlefshme per nje vit pas leshimit.

Organizata Saudite e Standardeve, Metrologjise dhe Cilesise (SASO) ka miratuar TÜV NORD per Rregulloret Teknike te meposhtme (TR) dhe mbulon qellimin e meposhtem.

 

b- Te gjitha ngarkesat me produkte te rregulluara dhe te parregulluara, te cilat levizin ne ASK, duhet te pajisen me Certifikaten e Konformitetit te Dergeses (SCoC) per zhdoganim.

Ecuria e  PROCESIT:

• Importuesi duhet te dergoje kerkese online ne SABER per marrjen e SCoC per importimin e produkteve ne ASK.

• TÜV NORD verifikon vlefshmerine e PCoC per produktet e rregulluara.

• Pagesa e tarifave te SCoC.

• SCoC leshohet permes portalit online SABER dhe vlefshmeria eshte vetem per ate dergese specifike.

※ RUSSIA CONFORMITY

Pengesat e ndryshme burokratike ende qendrojne ne rrugen e kompanive qe deshirojne te eksportojne fabrika dhe makineri ne Unionin Doganor te Rusise, Bjellorusise, Kazakistanit, Armenise, Kirgistanit dhe anetareve te tjere te Bashkimit te Shteteve te Pavarura (CIS).

TÜV NORD CERT ka pervoje dhe njohuri te plote ne kete fushe dhe mund te ofroje nje game te gjere sherbimesh mbeshtetese per eksportuesit ne baze te sherbimit te Rregullimit ne Bashkimin Doganor pertej certifikatave te meparshme GOST.

Krahas ndryshimeve te shpejta politike qe kane ndodhur ne Rusi dhe shtete te tjera te CIS ne dekaden e fundit, ka lindur nevoja per nje zhvillim ekonomik me te shpejte dhe me te qendrueshem. Nje nga faktoret frenues ne kete drejtim eshte mungesa e harmonise midis sistemeve aktuale te standardizimit, certifikimit, mbikqyrjes dhe kerkesave te sigurise per produktet e mallrat ne teresi.

Bashkimi Doganor i Bjellorusise, Kazakistanit dhe Rusise ka reaguar ndaj kerkesave te ekonomise boterore me zhvillimin dhe futjen e Rregulloreve Teknike (TR).

Rregulloret teknike, te ngjashme me Direktivat Europiane, kane per qellim te specifikojne kerkesat e pergjithshme te sigurise dhe jane bere me specifike ne te ashtu-quajturat standarde nderkombetare "GOST" qe miratohen nga ligjvenesi.

Pas futjes se Rregulloreve Teknike, certifikatat GOST te cilat jane ne perdorim per momentin, do te zevendesohen nga Deklaratat e Konformitetit TR ose Certifikatat e Konformitetit TR.

Certifikatat ekzistuese ne vende te ndryshme te Unionit Doganor (GOST-R, CTB, GOST-K, TR Rusi) do te ruajne vlefshmerine e tyre deri ne daten e skadimit, por jo me vone se 15.03.2015. Qe nga ajo date, vleresimi i konformitetit do te kryhet sipas kerkesave te reja te ndryshuara.

Produktet do te shenohen me Kodin e ri te Konformitetit Euroaziatik (EAC).

Nje ndryshim tjeter i madh eshte se prodhuesit nga jashte tani duhet te kene nje Perfaqesues te Autorizuar ne Unionin Doganor (Perfaqesim, Dege, Organizate Shitese, Importues), i cili merr pergjegjesine per produktin.

Kerkohet nje seri e tere dokumentesh per te aplikuar per nje Certifikate TR ose nje Deklarate TR.

Vleresimet qe kryhen ne perputhje me direktivat perkatese te KE-se per marken CE, se bashku me deklaraten e konformitetit CE ose deklaraten e prodhuesit, duhet te paraqiten gjithmone.

Ekzistenca e nje sistemi QM (p.sh. EN ISO 9001) gjithashtu mund te thjeshtoje dhe pershpejtoje proceduren ruse te certifikimit.

  KONTAKT PER PREVENTIV, INFORMACION.

Kerkesa u dergua me sukses!