top of page

Acerca de

TUV NORD Product Certification in Albania

   CERTIFIKIME PRODUKTI   

TÜV NORD
Produkti dhe Teknologjia

├ Marka CE

├ Produkte per Ndertime

├ Pershtatshmeria 
  Elektromagnetike

Per me shume se 150 vjet TÜV NORD shoqeron zhvillimin e vazhdueshem teknologjik ne menyre aktive dhe e percakton me ekspertizen e fituar nga tradita dhe sherbimet inovative qe ofrojme, duke ndihmuar per te minimizuar rreziqet e per te siguruar sigurine dhe cilesine maksimale.

Teknologjia inteligjente e ben jeten me te thjeshte dhe mund te shpetoje jete. Nga sistemet moderne elektrike dhe prodhimi inteligjent deri tek mundesite ne furnizimin me energji:,TÜV NORD CERT ofron certifikime teknologjike inovative per te gjithe sektoret. Qofte per Produktet ashtu edhe per makinerite, instalimet apo sistemet e tjera teknike, certifikatat tona te njohura qendrojne ne mbare boten per nje nivel shembullor sigurie dhe japin nje kontribut te çmuar ne permiresimin e vazhdueshem te produkteve dhe proceseve.

TÜV NORD CERT promovon teknologji te qendrueshme qe sigurojne te ardhmen e kompanise dhe mjedisit ku ndodhet dhe e vendos ekspertizen e saj ne sherbim te kompanive dhe partnereve.

Disa nga sherbimet tona pershkruhenketu me poshte por kjo nuk do te thote qe nuk kemi te tjera.

TÜV NORD ka ne portofol disa qindra akreditime dhe ekperiencen e dhjetra-mije personave qe punojne ne fusha te ndryshme. Nese keni nevoje per keshillim apo keni kerkese te vecante, na kontaktoni!

​

Teknologjia i sherben qellimit te saj vetem nese nuk perben kercenim per jeten e njeriut dhe mjedisin perreth!

※ Marka CE

Shenja CE sipas Direktivave te BE, lidhet me sigurine e produktit te kerkuar. Duke vendosur shenjen CE ne nje produkt, prodhuesi konfirmon se produkti permbush Direktivat Evropiane ne fuqi.

TÜV NORD do te ndihmoje kompanine tuaj per te arritur testimin e Konformitetit ne nje fushe te rregulluar nga Direktivat e BE (Direktiva per tensionin e ulet, direktiva per lodrat, Direktivat per Materialet e Ndertimit duke futur ketu edhe dyert e dritaret, Direktiva e makinerive, direktiva EMC etj.).

Brenda kuadrit te markes CE, ne jemi ne gjendje te ofrojme te gjitha sherbimet e nevojshme ne nje vend.

 

Ne i ndihmojme kompanite qe ne fazen e zhvillimit te produkteve te reja duke iu pergjigjur te gjitha pyetjeve ne lidhje me zbatimin e rregulloreve, dispozitave te sigurise dhe shendetit ne pune qe lidhen me sigurine e pajisjeve.

 

Konkurrueshmeria e tregjeve te BE-se dhe jashte BE-se kerkon qe prodhuesi te jete gjithmone i perditesuar dhe i informuar mbi rregulloret e parashikuara ne tregjet e references.

Koncepti i "treg i vetem dhe sistem i mire" i prezantuar ne vitet 1980 brenda tregut te vetem evropian, parashikonte perdorimin e direktivave si forme e pikeveshtrimit te ri, per rregullimin e tregjeve te brendshme.

Deri me sot, jane futur rreth 22 direktiva komunitare, qe mbulojne shumicen e produkteve te vendosura ne tregun e Komunitetit, produktet elektro-mekanike, instrumentet mjekesore, lodrat, makinerite, aparatet radio, produktet e ndertimit dhe sistemet e trenave me shpejtesi te larte.

Secila prej ketyre direktivave parashikon vleresime te konformitetit per te vendosur produktet brenda tregut te vetem.

Ne kemi percaktuar gjashte hapat per markimin CE te produktit tuaj:

TÜV NORD eshte ne gjendje t'ju ndjeke ne te 6 fazat per markimin CE te produktit tuaj fale pervojes se fituar vitet e fundit ne tregun e Komunitetit.

TÜV NORD si ndermarrje nderkombetare gjendet ne tregjet me kryesore te botes dhe eshte ne gjendje t'ju jape mbeshtetje edhe nese keni nevoje t'i afroheni tregjeve extra BE-se.

※ Produkte per Ndertime

Meqenëse suksesi i çdo projekti ndërtimi varet nga cilësia e materialeve të përdorura, Rregullorja për Produktet e Ndërtimit

(CPR 305/2011) lejon që vetëm ato produkte ndërtimi me specifikim teknik të harmonizuar me direktivat e EU të shiten në Tregun Evropian.

​

Disa nga Produktet e Ndertimit qe bejne pjese jane:

- Shtyllat metalike te profileve te ndryshme

- Porta te jashtme, te brendeshme, Dritare

- Oxhaqe, 

- Materiale ndertimi, rrjeta, izolues termik etj

- Xhama

- Radiatore nxehje mjedisi

- Lende druri strukturore

- Brava & Dryna

- etj

Në rastet kur produktet e ndërtimit nuk plotësojnë specifikimet teknike të harmonizuara, prodhuesit që dëshirojnë të hyjnë në treg duhet të paraqesin një dokument vlerësimi teknik të lëshuar nga një Organ i caktuar i Vlerësimit Teknik (Tecnical Assesment Body).

TÜV NORD është i autorizuar të kryejë certifikime në lidhje me performancën dhe konformitetin e produkteve dhe materialeve të ndërtimit.

Ekspertët tanë ju ndihmojnë t'i çoni produktet tuaja të ndërtimit në tregjet evropiane.


Përfitimi juaj

- Avantazhe konkuruese të siguruara nga një certifikate prove e pavarur 
- Sigurohuni që materialet tuaja nuk paraqesin kërcënim për shëndetin e njeriut ose mjedisin.
- Plotësoni kërkesat e standardeve dhe rregulloreve në fuqi.
- Zgjeroni tregun tuaj në Bashkimin Evropian.

※ Pershtatshmeria Elektromagnetike  /  Electromagnetic compatibility

Pershtatshmeria Elektromagnetike (EMC) ka rol kryesor ne menyre qe sistemet dhe pajisjet elektrike jo vetem te funksionojne ne menyre te pershtatshme me vete, por edhe te funksionojne ne harmoni me njeri-tjetrin.

Ne Aktin e Pershtatshmerise Elektromagnetike (EMVG), ligjvenesi e ka bere te detyrueshem respektimin e kerkesave baze te EMC-se, ne baze te Direktives se BE-se 2014/30/BE.

 

Per prodhuesit, testet e suksesshme EMC ne perputhje me kete direktive perfaqesojne gjithashtu nje prove te cilesise se produkteve te tyre, pasi kjo parandalon defektet e produktit ose sistemit per shkak te problemeve elektromagnetike.

 

Pershtatshmeria Elektromagnetike (EMC) dhe Teknologjia me frekuence te larte.

TÜV NORD eshte e specializuar ne testimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike ne fushat e radios, EMC dhe sigurise elektrike.

Ne ju keshillojme se cilat rregullore dhe standarde duhet te zbatohen per pajisjen tuaj dhe marrim persiper perpunimin e plote te sherbimeve qe ju kerkoni. Ne kete menyre, ju siguroni akses ne treg ne perputhje me ligjin dhe standartet.

Ne mbare boten, ne jemi ne krahun tuaj edhe per testimin e certifikimin nderkombetar te pajisjeve qe perdorin module radio ose sherbime radio.

 

Pershtatshmeria Elektromagnetike – Direktiva e BE-se 2014/30/BE

Direktiva EMC 2014/30/BE zbatohet per aparaturat dhe instalimet fikse ne EU.  Direktiva EMC parashtron kerkesat baze per Pershtatshmerine Elektromagnetike per instalimin dhe mirembajtjen e duhur, si dhe perdorimin e synuar.

Objekti i direktives perfshin te gjitha pajisjet qe shkaktojne nderhyrje elektromagnetike ose funksionimi i te cilave mund te ndikohet nga nje nderhyrje e tille.

​

Per produktet elektrike dhe elektronike, Marka CE eshte e detyrueshme ne shumicen derrmuese te rasteve.

 

Shenja CE sipas Konformitetit me Direktivat e Harmonizuara te BE-se.

Nje test perkates, p.sh. sipas EN 61010-1 ose EN 62368-1, nga TÜV NORD sherben si baze per nje markim CE te pajisjes perkatese. Testi gjithashtu merr parasysh rreziqet elektrike, termike dhe mekanike, p.sh. me ane te matjeve te izolimit, testeve te tensionit te larte, testeve te ngrohjes, testeve te qarkut te shkurter, testeve te goditjes e renies, percaktimit te hapesirave dhe distancave.

Per kete qellim, perveç pajisjes qe do te testohet, duhet te vihen ne dispozicion dhe te vleresohen udhezimet e kompanise ne funksionimin e saj, diagramet e qarkut, listat e pjeseve, te dhenat e materialit dhe, ne varesi te produktit, dokumente te tjera perkatese.

  KONTAKT PER PREVENTIV, INFORMACION.

Kerkesa u dergua me sukses!

bottom of page