top of page

Acerca de

Certifikime Produkte Fibra Druri TUV NORD

   CERTIFIKIME PRODUKTI   

├ PRODUKTE ME FIBRA DRURI, LETRA

Certifikimi i Pyjeve dhe Fibrave te Drurit eshte ngritur pas shqetesimit mbi zhvillimin e qendrueshem te burimeve boterore pyjore; ekosistemet pyjore; dhe per kete arsye edhe te ekuilibrit ekologjik te planetit ne pergjithesi.

Gjithashtu, shpesh ndodh qe ne tenderimet e ndryshme publike, nje nga kushtet per fitimin e tenderit eshte Certifikimi i Pyjeve dhe Fibrave te Drurit.

Jemi te ndergjegjshem qe kjo eshte nje praktike e ngadalte, por me siguri ajo do te forcohet edhe ne Shqiperi shume shpejt. Mungesa e ketij Certifikimi, ose me sakte, mos zbatimi i standartit, do te thote se jetojme ne nje shoqeri e cila ende nuk e ka njohur sa duhet rendesine e secilit individ ne ruajtjen e eko-sistemeve pyjore, si nje nga komponentet e rendesishem te ekuilibrit ekologjik te vendit.

 

Duke degjuar Klientet tane por edhe duke ndjekur situaten e tregut dhe problemet me te cilat ata perballen, duke perfshire ketu prodhimin, shperndarjen apo shitjen e produkteve te bera nga materiale te paperpunuara me origjine nga burimet pyjore, Ne kemi vendosur qe ne menyre aktive te perfshihemi dhe t'i mundesojme konsumatorit ekzistues (por edhe gjithe te tjeret qe kane probleme te ngjashme), nje qasje me te lehte tek Certifikimi i Pyjeve dhe Fibrave te Drurit; zgjedhje kjo qe lehteson pjeserisht aksesin e tyre per te synuar tregjet nderkombetare dhe rajonale.

​

Gjithnje e me shume konsumatore deshirojne te ruajne burimet natyrore kur blejne produkte druri dhe letre dhe vleresojnë manaxhimin etik te pyjeve dhe perpunimin e drurit. Keshilli jo-qeveritar, jo-fitimprures, ka formuluar kriteret perkatese qe shprehin perkushtimin ndaj perdorimit te pergjegjshem mjedisor dhe shoqeror te pyjeve.
 

Per me teper, Certifikimi ndihmon permiresimin e marketingut te Produkteve te Sektorit te Pergjegjshem.

Certifikata tregon se mbajtesi i saj kujdeset seriozisht per shqetesimet e konsumatoreve per mdjedisin.
Subjektet tregtare qe ofrojne produktet e tyre (te bera nga materiale me origjine pyjore) ne tregun nderkombetar, veçanerisht ne tregun Europian, gjithmone e me shpesh plotesojne kerkesat per Certifikim, si kusht per blerjen e produkteve te tyre.

※ Forest Standard Certification (Wood, Wood fibers and Papers)

Forest Standard Certification  (Certifikimi i Pyjeve, i drurit, paneleve, fibrave te drurit, letres) 

​

Cfare eshte:

​

Certifikim privat, i themeluar per te promovuar manaxhimin e pergjegjshem te pyjeve te botes.

Zinxhiri i certifikimit i Lendeve te para, te ndermjetme apo produkteve me fibrat e drurit (edhe letra) identifikon drurin, produktet e drurit, letren, si dhe materialet e printuara, lendet e para te cilat e kane origjinen nga manaxhimi pergjegjes i pyjeve dhe burimeve te tjera te kontrolluara.

​

Përfitimet e certifikimit Forest and Wood Fibers Certification

​

Bazuar në certifikimin e suksesshem te Zinxhirit te Kujdestarise, druri mund te identifikohet qarte ne te gjitha fazat e perpunimit dhe tregtimit ne çdo kohe.

Kujdesi ne kete zinxhir shoqeron materialin e certifikuar permes procesit te prodhimit nga pylli tek konsumatori, duke perfshire te gjitha fazat e ndermjetme. Te gjithe pjesemarresit ne zinxhirin e prodhimit duhet te kene Certifikaten e duhur ne menyre qe edhe produkti final te mund te mbaje shenimin e etiketes.

Keto etiketa perfaqesojne nje lidhje midis prodhimit dhe konsumit qe lejojne konsumatoret te marrin vendime sociale ne lidhje me blerjen e produktit nderkohe qe rrisin pergjegjesine per mjedisin.

 

Ju gjithashtu perfitoni nga prova e certifikates qe permbushni kerkesat e nje standardi te njohur dhe mund te perdorni logon per komunikim dhe etiketim.
Certifikata mund te leshohet vetem nga Entitetet e Autorizuara Inspektuese.
TÜV NORD GROUP eshte Kompani e Akredituar per Certifikimin dhe Leshimin e Certifikates Forest and Wood Fibers Certification. Duhet vetem te drejtoni pyetjen apo kerkesen tuaj tek ne!

※ PEFC

Certifikimi ne perputhje me rregulloret e PEFC.

Zinxhire perpunimi te kontrolluar per lende druri, printim dhe produkte letre.

Druri qe prodhohet ne pyje te certifikuara nga PEFC duhet te kaloje tek klienti me marken PEFC. Konsumatoret perfshijne impiante panelesh, impiante pulpe, fabrika letre, printera dhe botues.

Prandaj, zinxhiri i prerjes, mbledhjes, tregtimit e perpunimit dhe tregtia me pakice duhet te certifikohen ne menyre qe te sigurohet qe lendet e para te drurit te kene origjinen PEFC, ose nje certifikim produkti zinxhir.

​

Tashme lojtaret ne sektorin e pylltarise kane vendosur standarde te larta. Kompanite e sherbimit pyjor qe merren me kultivimin dhe mbledhjen e drurit, shperndarjen e kesaj lende te pare te vlefshme, sherbimet e restaurimit te pyjeve dhe manaxhimin e pyjeve mund te certifikohen sipas nje standardi RAL te "Shoqates se kontrollit te cilesise se pyjeve dhe ruajtjes se tokes e.V.

Kerkesat ligjore te biznesit, standardet teknike, aksidentet, rregulloret e parandalimit dhe cilesia e punes vleresohen aktualisht ne 3 fusha testimi.

Certifikata RAL eshte nje parakusht ne disa shtete per te marre pjese ne thirrjet per tender ne pyjet prone shteterore dhe sherben si prove e besueshme e cilesise se punes.

​

Perfitimet e certifikimit PEFC.

Organizatat e certifikuara nga PEFC veprojne ne menyre etike dhe demonstrojne pergjegjesi ndaj mjedisit. Druri i certifikuar mund te identifikohet qarte ne te gjitha fazat e perpunimit dhe tregtimit ne çdo kohe. Kompania mund te perdore logon PEFC, duke perfituar nga marketingu i mire per kujdesin kundrejt mjedisit. Auditimi dhe certifikimi nga TÜV NORD CERT ofron perfitime reale per operacionet pyjore dhe partneret e tyre ne treg.

  KONTAKT PER PREVENTIV, INFORMACION.

Kerkesa u dergua me sukses!

bottom of page