Acerca de

Mjedisi Certifikime nga TUV NORD ne Shqiperi

   MJEDISI   

Ndikimi ne Mjedis

ISO 14001

ISO 14021

Organizatat /Kompanite qe mund te demonstrojne se veprojne ne harmoni me mjedisin, kane perparesi sa i perket imazhit dhe pozicionit ne treg.

ISO 14001:2015

ISO 14064

Te gjitha veprimet tona prekin, shfrytezojne apo ndikojne mjedisin e pergjithshem. Ne jetojme dhe punojme ne Mjedis dhe cdo aktivitet qe ne kryejme ka impakt mbi te, prandaj ne Manaxhimin e Kompanise duhet te perfshihen edhe aspektet e Respektimit te Mjedisit dhe uljes se Impaktit te veprimtarise, si percaktues kyç ne cilesine e  zhvillimit te saj.
Standardi Nderkombetar EN ISO 14001 flet per kerkesat qe duhet te plotesoje Kompania ne lidhje me Sistemin e Manaxhimit te Mjedisit.

Pervoja ne aplikimin e Sistemeve te Manaxhimit te Mjedisit, konfirmon se baza e idese se mbrojtjes se tij eshte nje kuader i shkelqyer per zhvillimin inovativ, parandalimin e ndotjes dhe mbrojtjen e burimeve natyrore. Ai siguron nje kornize te strukturuar dhe sistematike per manaxhimin e nderveprimeve midis organizates / kompanise dhe mjedisit. Ky standard eshte ne perputhje me Standartet e sistemeve te tjera te manaxhimit.


Sistemi i Manaxhimit te Mjedisit (EMS) perfshin strukturen organizative, aktivitetet planifikuese, pergjegjesite, konformitetin me kuadrin ligjor, praktikat, procedurat per zhvillimin, zbatimin, arritjen, shqyrtimin, ruajtjen dhe politiken e manaxhimit te mjedisit. Elementet themelore te SMM (EMS) jane:


- Vendimet e marra nga Administrata e Kompanise  mbi nevojen per te implementuar sistemin e mbrojtjes se mjedisit ne:

  • Percaktimin e politikave te manaxhimit te mjedisit;

  • Planifikimin e aktiviteteve te Kompanise;

  • Zbatimin e planifikuar te aktiviteteve te Kompanise;

  • Vleresimin e rezultateve;

  • Permiresimin e vazhdueshem;

Standarti Nderkombetar ISO 14001:2015 eshte menduar per kompanite qe implementojne, zbatojne dhe duan te permiresojne sistemin EMS qe te kene mundesi te Certifikohen nga nje Ent i Pavarur i cili siguron qe sistemi SMM (EMS) eshte konform Standardit ISO 14001.

ISO 14001: 2015 formalizohet ne kompani "Politika Mjedisore e Manaxhimit dhe Objektivat" duke marre parasysh te gjitha ligjet perkatese kombetare qe disiplinojne kete fushe. Standarti eshte i aplikueshem per te gjitha llojet dhe permasat e organizatave/kompanive.
Çertifikata qe leshohet nga TÜV NORD eshte nen Akreditimin Gjerman DAkkS (Deutsche Akkreditierungsstelle).

Nese aktualisht dispononi nje Çertifikim ISO 14001, na kontaktoni per t'ju ofruar edhe nje audit fillestar prane kompanise ne menyre qe te kaloni certifikimin tuaj me ne per me shume prestigj dhe siguri per kompanine tuaj. Na kontaktoni tani!

ISO 14021

Ne shume vende te EU kerkohet qe materialet e perdorura te kene nje % te caktuar te produktit te ricikluar apo te riciklueshem. Standardi ISO 14021 u ofron kompanive udhezime per hartimin e vete-deklarimeve transparente ne lidhje me performancen mjedisore te produkteve te tyre, duke perfshire perqindjen e materialit te ricikluar qe ato permbajne.

Per vete-deklarimet ne lidhje me perqindjen e plastikes se ricikluar te perdorur ne prodhimin e produkteve ose pjeseve te tyre, duke perfshire shenjen e MOBIUS LOOP,  TÜV NORD u ofron kompanive nje sherbim vertetimi nga palet e treta me anen e nje protokolli te vecante qe aplikohet ne auditimin tone.

TÜV NORD ne Shqiperi verifikon, me ane te nje auditimi, te gjithe procesin per percaktimin e rezultateve te deklaruara (te dhenat hyrese, zinxhiri i furnizimit, impianti i prodhimit, proceset e sistemit) ne menyre qe te jete ne gjendje te konfirmoje vertetesine dhe korrektesine e vete-deklarimeve mbi pretendimin mjedisor.

Pas rezultatit pozitiv te auditimit, TÜV NORD publikon raportin e vlefshmerise se "Vleresimit te Zinxhirit te Furnizimit". Vlefshmeria e certifikimit te vete-deklaruar sipas standardit ISO 14021 nga TÜV NORD, nje organ certifikues i pavarur nga palet e treta, rrit ndjeshem autoritetin dhe besueshmerine e tij, duke e vendosur kompanine dhe produktet e saj ne nje pozicion te spikatur ne treg.

Perveç mundesive me te shumta dhe me te mira te biznesit, vertetimi mund te sjelle avantazhe ne drejtim te permbushjes se kerkesave minimale mjedisore sipas legjislacionit aktual, per shembull ne lidhje me administraten publike dhe ndertimin e qendrueshem.

Kontaktoni ketu per vleresimin e pavarur te vete-deklarimit ISO 14021.

ISO 14064

ISO 14064 eshte i lidhur me Gazet Serre dhe ka te beje me raportet e verifikimit per emetimet e gazit.


Per sherbimet e tij te Çertifikimit, TÜV NORD mund te mbeshtetet ne ekspertizen e gjere ne fushen e mbrojtjes se klimes (kombetare dhe nderkombetare) dhe ne pervojen e gjere te çertifikimit te gjurmeve te karbonit.

Perveç kesaj, TÜV NORD eshte akredituar ne UNFCC (Konventa Kuader e Kombeve te Bashkuara per Ndryshimet Klimatike) per te vertetuar dhe verifikuar projektet nderkombetare te mbrojtjes se klimes. Deri me sot, kemi vleresuar rreth 3000 projekte ne bote (Mekanizmi i Zhvillimit te Paster, Zbatimi i Perbashket, Kompensimi Vullnetar).

TÜV NORD ishte i pari nder organizmat çertifikues ne Gjermani qe u akreditua nga DAkkS per verifikimin e inventareve te gazeve serre sipas ISO 14064 dhe eshte nga organet e pakta qe mund te ofroje kete sherbim gjerman te akredituar ne Shqiperi.

Nepermjet ketij bashkepunimi, ne mund te ofrojme nje sherbim te verifikimit te Emisioneve te Gazrave Serre nga Kompania e Certifikimit TÜV NORD, ne perputhje me standartin ISO 14064 dhe Rregulloren e Komisionit Europian (BE) 600/2012.

Permes perfaqesise sone ne Shqiperi, eshte e mundur te kerkohet dhe perftohet ky Çertifikim specifik. Mund te dergoni kerkesen tuaj ne modulin e paracaktuar me lart ose te kontaktoni direkt.

  KONTAKT PER PREVENTIV, INFORMACION.

Kerkesa u dergua me sukses!