CERTIFIKIME USHQIMORE

HACCP

HACCP (Hazard Analysis of Critical Control Points)i quajtur shpesh ne Shqiperi 'Hasap', eshte nje metodologji e njohur nderkombetare, nje "tool" pra nje mjet, i cili per me shume se 50 vjet, perdoret ne nje menyre sistematike per te parandaluar ose per te reduktuar aq sa eshte e mundur, rrezikun ne prodhimin ushqimor.
Vlera e sistemit HACCP eshte pike-veshtrimi i saj proaktiv permes te cilit, ndermarrja percakton dhe analizon te gjitha rreziqet e mundshme qe mund te priten ne procesin e realizimit te produktit. Sistemi HACCP percakton pikat kritike te kontrollit dhe vendos masa efektive kontrolli per parandalimin e shfaqjes se rreziqeve te medha.
 Vleresimi i shkalles se permbushjes se standarteve nga Organizmi i Pavarur i Akredituar, eshte metoda e vetme e njohur qe kontrollon perputhshmerine e sistemit te aplikuar me kerkesat e standardit.Certifikata e Kompanise i jep konsumatorit  sigurine e perpjekjes per permbushjen e  standarteve.
Kerkesat e HACCP mund te zbatohen ne çdo pjese te zinxhirit ushqimor, nga prodhimi dhe perpunimi primar deri ne piken e konsumit.
Pranimi i sistemit HACCP si nje nga sistemet me te efektshme ne nivel nderkombetar u konfirmua duke aplikuar parimet HACCP ne te gjitha standartet qe lidhen me ushqimin, si dhe ne legjislacionin e vendeve te veçanta.
Parimet HACCP jane pjese e Direktivave Europiane dhe e Legjislacionit Shqipetar te Ushqimit. Perdorimi i Standartit HACCP  eshte bere nje detyrim per te gjithe operatoret ne industrine ushqimore qe nga viti 2008.HACCP e Certifikuar nga TUV NORD GROUP eshte e akredituar DAkkS (Akreditim Gjerman), e cila i jep vlefshmeri zyrtare nje Certifikate te tille duke patur parasysh vleren relative te nje Certifikate te Pa-akredituar.Perfaqesia jone ne Tirane, ju garanton cmime preferenciale per tregun Shqipetar dhe trajnime te vazhdueshme per njohjen e Sistemit HACCP. Kontaktoni!

ISO 22000

Sistemi i Manaxhimit te Sigurise Ushqimore

ISO 22000:2005 eshte botuar nga Shoqata Nderkombetare per Standardizim (ISO), per te krijuar nje kuader praktik per harmonizimin e kerkesave dhe standarteve te ndryshme - ne nje te vetem, te pranuar globalisht, per sigurine e ushqimit.
Ai percakton kerkesat per sigurine ushqimore te sistemit te manaxhimit,  ku nje organizate duhet te demonstroje aftesine per te kontrolluar rreziqet e ushqimit ne menyre qe te siguroje palet e treta ne momentin e konsumit.

Standarti inkurajon miratimin e nje pike-veshtrimi mbi organizimin me  procese, dhe thekson nevojen per te qartesuar pergjegjesite dhe masat e kontrollit per te gjithe pjesemarresit ne zinxhirin e ushqimit.Ky standart kerkon permbushjen e kerkesave per krijimin e komunikimit efektiv midis prodhuesve, furnizuesve dhe konsumatoreve; sikurse dhe kerkesave te tjera per verifikimin e masave te kontrollit, shqyrtimin e vazhdueshem te efikasitetit dhe efektivitetit te sistemit, si dhe zbatimin e parimeve te HACCP te kombinuar me perdorimin e planifikimit paraprak.

ISO 22000 eshte menduar per te gjitha kompanite e perfshira ne zinxhirin ushqimor (nga prodhuesit e ushqimit, prodhuesit e lendes se pare deri tek konsumatoret e fundit, si dhe prodhuesit e materialeve qe jane ne kontakt me ushqimin dhe aditivet) te cilat potencialisht mund te shkaktojne ndotjen e ushqimit, pavaresisht nga madhesia e tyre dhe organizimi.Grupi yne i punes gezon nje eksperience te gjate implementimi te Sistemit ISO 22000. Dergoni kerkesen tuaj ketu dhe perfitoni nje Certifikim te Akredituar TUV NORD GROUP.

IFS

International Featured  Standard (IFS)
 Ndikimi i kompanive te huaja shperndarese (te distribucionit) ne prodhimin e ushqimit dhe te tregtise ushqimore, si dhe kerkesat e tyre specifike, jane te njohura per gjithe furnizuesit e tyre.Kujdesi i Kompanive ne lidhje me “marken” e produkteve eshte  vazhdimisht ne rritje.Pronaret e Markes jane ligjerisht pergjegjes per saktesine dhe cilesine e produktit.Prandaj, kompanite e medha te shperndarjes dhe Super-Hiper - Marketet kerkojne nga furnizuesit e tyre jo vetem plotesimin e ligjeve dhe rregullave te vendit ku aktualisht kryhet prodhimi i produktit, por edhe zbatimin e kerkesave me te rrepta te standarteve nderkombetare dhe Certifikimin perkates per cdo Standart.

"International Featured Standard" ose standarti IFS, eshte i pranuar globalisht si standarti  i "Marketeve", te percaktuara nga shitesit Gjerman dhe Franceze. 

Ai eshte sot nje nga standartet me te njohura per sektorin e ushqimit.

Nje Certifikate dhene si konformitet i perputhshmerise se produktit me kerkesat e ketyre standarteve ne Kompanite Shperndarese dhe Tregtuese, deshmon per produkt te respektuar te nivelit te larte te cilesise dhe sigurise. 

Pra, nuk eshte per t'u habitur aplikimi i ketij sistemi dhe certifikimi si nje detyrim standart per furnizuesit e Marketeve dhe Supermarketeve (Retailer) te produkteve ushqimore ne vendet e BE.

 

Kushdo ne Shqiperi, i angazhuar ne aktivitetin e tregtimit ushqimore dhe distribucionit te tij permes Marketeve, mund te perftoje Certifikimin IFS dhe te synoje nje zgjerim ne treg edhe pertej kufijve, permes zyres sone. Kontaktoni per me shume.

FSSC 22000

Sistem mbi Sigurine Ushqimore per Super-Markete

 

Nje nga objektivat kryesore te zbatimit te kesaj skeme te re Certifikimi eshte pranimi i ISO 22000 nga zinxhiret e Super-Marketeve, te cilat kerkojne aplikimin e ketij standarti deri vone te kundeshtuar, me arsyetimin se eshte i paqarte dhe jo i plote per aktivitetin e tyre.

 

Qellimi kryesor i FSSC eshte te percaktoje kerkesat e PRP te cilat jane te nevojshme per te kontrolluar rreziqet e mundshme. Skema e re e Sistemit te Certifikimit te Sigurise Ushqimore perfshin zbatimin e kerkesave te ISO 22000, ISO 22003 dhe zbatimin e kerkesave shtese permes Dokumentit PAS 220:2008, te percaktuar nga Instituti i Standarteve Britanik (BSI), dhe kerkesat e percaktuara nga shoqatat GFSI.

 

Pranimi i skemes FSSC, sipas Shoqates GFSI eshte nje plus i madh per ato kompani qe kane zbatuar tashme kerkesat e ISO 22000, si dhe per ata qe synojne te shkojne ne zbatimin e ketyre kerkesave.

Ky konkluzion lind nga fakti se Shoqata e Iniciatives Globale per Sigurine Ushqimore (Global  Food Safety  -GFS) e perbere nga Kompanite Lider te Shitjes me Shumice dhe Pakice dhe furnizuesit me te medhenj nderkombetare, mbeshtesin skemat e Certifikimit te njohura si VJ, Food Standard (International Featured Standard) dhe me pak Konsorciumin Britanik- Global Food Standard - BRC.

 

Skema FSSC tashme e njohur edhe si  (VJ e BRC) do te jete nje nder gjashte skemat e Certifikimit, e njohur nga Shoqatat e Tregtise Nderkombetare dhe Furnizuesit e Lendes se pare.

Kjo skeme e Certifikimit ka per objekt Certifikimin e gjithe kompanive te perfshira ne perpunimin ose prodhimin e:

- Produkte shtazore (perjashto thertoret),

- Produkte afatshkurter (qe firojne me kalimin e kohes),

- Produkte bimore me nje afat te gjate (aditive, Vitamina, Dritherat dhe aditivet e tjere ushqimore).

 

Kompanite tashme te Certifikuara sipas ISO 22000 qe i perkasin perpunimit dhe zinxhirit ushqimor, do te duhet vetem t'i bashkengjisin proceseve aktuale qe zoterojne, nje shtese te perbere nga kerkesa te percaktuara ne sistemin FSSC.

 

Ne lidhje me sa me siper, me qellim harmonizimin e ketyre kerkesave me  prodhuesit e ushqimit ne Shqiperi,  dhe me kerkesat e zbatueshme brenda BE, kompanite e marketeve dhe Supermarketeve kane filluar intensivisht kontrollet ndaj furnizuesve me anen e auditimit te ashtuquajtur " kontroll si pale e dyte".

Qellimi i ketij lloj auditimi eshte te percaktoje nivelin e cilesise dhe sigurise shendetesore te produkteve ushqimore, por edhe te vleresoje njekohesisht aftesite dhe mundesite e furnizuesit te produkteve ushqimore per te permbushur te gjitha kerkesat e tregut.

 

Certifikimi FSSC eshte i mundur edhe ne Shqiperi permes sherbimeve qe Ne ofrojme. Lehtesisht mund te kontaktoni per me shume informacione.

Standarti GlobalGAP

Norma EUREPGAP eshte botuar per here te pare ne 1997.Publikuar nga Euro-shitesit dhe grupet Prodhuese, grupi EUREP eshte i perbere nga shitesit europiane te ushqimit, fermeret dhe anetaret e shoqatave te ndryshme te paleve te interesuara.Standarti eshte i perpiluar me kerkese te konsumatoreve me qellim qe te krijoje nje standart te pranuar universalisht skemen e Praktikes se Mire Bujqesore (PMP / GAP), te dokumentuar ne nje menyre te pershtatshme per zbatimin e Procesit te Certifikimit, sipas procedurave te pranuara nderkombetarisht.Standarti vlen per te gjitha aktivitetet ne fushen bujqesore dhe perdor:
- Praktikat e Mira Bujqesore (PMP / GAP),
- Programi i Kontrollit te Integruar te Pesticideve (IPC),
- Sistemin e Manaxhimit te Cilesise (SMC) dhe parimet HACCP.
 
Qellimi i aplikimit eshte forcimi i besimit te konsumatorit ne cilesine dhe sigurine e produkteve bujqesore; uljen e ndikimeve negative konvenciale te bujqesise mbi mjedisin; dhe shqetesimet e vazhdueshme ne lidhje me shendetin dhe sigurine e te punesuarve ne sektorin bujqesor e ate blegtoral.Pas dhjete vjeteve te aplikimit te kerkesave EUREPGAP ne Europe,  zbatimi i tij u njoh edhe ne kontinentet e tjera (Amerike, Afrike, Australi, Japoni dhe Tajlande), e kesisoj ne Shtator 2007 Grupi EUREP njofton ndryshimin e emrit nga normat EUREPGAP ne normat GlobalGAP.
Sot Certifikimi i Produkteve / Prodhimit sipas GlobalGAP duket si nje nga rekomandimet kryesore te zinxhireve te shitjes me pakice, drejtuar tek furnizuesit e produkteve bujqesore.
 Vleresimi i perputhshmerise se procesit te prodhimit ose produktit sipas kerkesave te prodhuesit, GlobalGAP nuk permbush vetem kerkesat por permes angazhimit jep udhezime per krijimin e aktivitetit  bujqesor te qendrueshem, praktika bujqesore qe permes manaxhimit te kujdesshem te tokes, ajrit dhe ujit, sigurojne qe keto rezurse te jene dhe te mbeten ne perdorim edhe per  brezat e ardhshem.Perveç krijimit te nje prodhimtarie moderne ne prodhimin bujqesor, ai rrit konkurrencen e hap dyert e tregut nderkombetar per produktet bujqesore.Certifikata GlobalGAP eshte nje pasaporte e produkteve bujqesore per tregun nderkombetar.
: nese doni qe prodhimet bujqesore te ofrohen dhe kerkohen ne tregun  nderkombetar te ushqimit;: nese doni te tregoni se ju jeni nje prodhues serioz qe vlereson maksimalisht cilesine dhe sigurine e produktit dhe nuk ka frike nga sfidat e reja qe kerkojne tregjet nderkombetare,......atehere duhet te zbatoni  kerkesat e ketij standarti.Vleresimi i konformitetit te produkteve me standartin dhe leshimi i certifikates, do te mundesoje prodhuesin dhe prodhimin e tyre te hyje ne grupin e prodhuesve te njohur nderkombetare qe do te hape dyert ne tregun global.
 Nese doni te vleresoni Konformitetin e produktit dhe te Certifikoheni GLOBALGAP, TUV NORD GROUP disponon kompetencen dhe ekspertizen e duhur. Prej 11 vjetesh bashkepunojme ne menyre qe te rrisim konkurrencen e produkteve Kroate.Qellimi yne edhe ne Shqiperi, qendron ne pergatitjen e kompanive vendase per te hyre ne tregje te reja.Mund te na kontaktoni me besim. Ekspertet tane do ju ndihmoje realizoni kete deshire.

BRC

BRC = Global Food Standard

Standarti "BRC - Global Food Standard" eshte nje nga instrumentet me te njohur nderkombetare, nepermjet te cilit aktoret e zinxhirit te ushqimit zgjedhin furnizuesit e tyre.
Enti i cili perfaqeson shitesit me te medhenj Britanike, "British Retail Consortium" (BRC), ka zhvilluar nje standart teknik per te ndihmuar shitesit te permbushin detyrimet e tyre ligjore dhe te mbrojne konsumatorin, duke siguruar nje baze te perbashket per verifikimin e gjithe kompanive.Ne kete menyre shitesit sigurohen nga marka e produkteve.
Shumica e shitesve Britanike ka vendosur qe Certifikimi sipas kerkesave te BRC te jete nje kusht per te qene i perfshire ne listen e furnizuesve te saj.

Objektivi kryesor i BRC eshte te garantojne sigurine, ligjshmerine dhe cilesine e produkteve me nje marke private, duke vendosur nje kontroll sistematik ne lendet e para; produktet gjysem te gatshme; mjediset e prodhimit dhe burimeve; si dhe rezurset qe nderveprojne ne keto procese.

Permbajtja e Standartit BRC eshte nje
Standart i integruar me perditesimet me te fundit te ligjit te ushqimit (siç jane alergenet dhe gjurmueshmeria), i cili kerkon:

        -      miratimin e HACCP (Analiza e Rreziqeve dhe Pikat e Kontrollit Kritik);

  • nje manaxhim efektiv dhe te dokumentuar te cilesise;
  • kontrollin e prodhimit, produktit, procesit dhe te personelit;  
  • nivelet e vleresimit, nga niveli baze deri ne nivelin e larte; 


Cikli i mbikqyrjes varet nga kategoria e produktit dhe i sistemit te klasifikimit (baze ose nivel i larte);Rezultatet e vleresimit kalojne nga: i kenaqshem apo jo i kenaqshem;

Avantazhet qe ju perftoni jane:>> Mbrojtja e imazhit te subjektit tuaj qe nxjerr produktet ne treg.
>> Ky Certifikim i vendos prodhuesit dhe furnizuesit perballe kerkesave te perbashketa mbi cilesine.
>> Siguron pritshmerite dhe mbrojtjen e shendetit te konsumatorit.
>> Standarti mund te integrohet me kerkesa specifike sipas seciles kompani.
>> Ka elemente te perbashketa me sistemet e manaxhimit te cilesise sipas ISO 9000 dhe HACCP.
>> Siguron pajtueshmerine me normat legjislative ne industrine ushqimore.
Periudha e vlefshmerise se Certifikates eshte 12/06 muaj, dhe varet nga rezultati i auditimit (siç tregohet nga standarti BRC).Nder te paktat Ente ne gjendje te Auditojne dhe Certifikojne nen standartin BRC, TUV NORD GROUP gezon keto te drejta nen akreditimet perkatese.Mund te na drejtoheni pa hezitim per me shume informacione.

Please reload